Një kriminel shqiptar ka detyruar fizikantin australian që të dërgonte në Shqipëri më shumë se 100 mijë dollar, të ardhura nga një aktivitet i paligjshëm.
Ngjarja ka ndodhur në Australi ku sipas mediave vendase dhe hetimeve nga autoriteteve në Sdelaide fizikanti Jignesh Devjibhai Patel, 40 vjeç, ishte shpallur fajtor nga një gjykatë pasi ishte akuzuar se kishte transferuar para të dyshimta, burimin e të cilave nuk kishte mundur ta justifikonte.

Pasi u hetua, u zbulua se ai ishte kërcënuar nga shqiptari, u la i lirë. Në dhënien e dënimit, gjykatësi i Gjykatës së Qarkut, Pali Cuthbertson, tha se Patel, i cili zotëron një biznes, kishte bërë të mundur dërgimin e 127 mijë dollarëve për llogari të shqiptarit, nëpërmjet Eestern Union, mes tetorit të vitit 2013 dhe majit të vitit 2014.

"Ai i ka bërë transfertat në Shqipëri në emra të ndryshëm, në kundërshtim me kërkesat e Eestern Union për personat që dëshirojnë të dërgojnë para me anë të këtij shërbimi. Më thanë se kishte arritur në pikën që nuk do t’ju pëlqente ta refuzonit nëse ai do t’ju kërkonte t’i dërgonit para" tha gjykatësi.

Sipas gjykatësit Cuthbertson, Patel kishte bërë përfituar vetën 804 dollarë nga ky aktivitet, amdje ai shpjegoi se ishte një sipërmarrës i suksesshëm që kishte arritur gjithashtu të merrte një diplomë në fizikë përpara se të emigronte në Australi nga India në vitin 2008.

Gjykata e dënoi fillimisht Patel me 1 vit burg por denimi u pezullua dhe ai u la me kusht me 3 vjet për sjellje të mirë. U gjobit edhe me 5 100 dollarë. Emri i shqiptarit nuk bëhet i ditur dhe as nëse ai është nën hetim për këtë rast

Redaksia online
(S.m/shqiptarja.com)