Ministrja Manastirliu zbulon skandalin e gjykatës: Do të dal në protestë me mjekët

Ministrja Manastirliu zbulon skandalin e gjykatës: Do të dal në protestë me mjekët

Personi që dhunoi një mjek në Spitalin Infektiv në QSUT, është liruar nga Gjykata, edhe pse prokuroria kishte kërkuar masë arresti me burg. Lajmin e ka dhënë ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, e cila njëherazi thotë se do të dalë edhe ajon vetë në protestë me bluzat e bardha për të kërkuar drejtësi në dyert e gjykatës.

"Mbështes plotësisht protestën e uniformave të bardha kundër dhunës. E konsideroj të turpshme lehtësinë me të cilën Gjykata e Shkallës së Parë, vendosi të rrëzojë masën e kërkuar nga Prokuroria për rastin e mjekut që u dhunua në spitalin Infektiv. Do të jem bashkë me mjekët në protestë në dyert e gjykatës, kur çështja të gjykohet në Gjykatën e Apelit. Vetëm një dënim meritojnë ata që dhunojnë mjekët: Burgun!", reagon ministrja Manastirliu.

Ngjarja në fjalë ka ndodhur më 11 shkurt të këtij vit, kur një person dhunoi në Urgjencën e Spitalit Infektiv, mjekun me inicialet G.S.

Fatkeqësisht ky është rast i përsëritur, që mjekë dhe infermierë të spitalit tonë dhunohen në krye të detyrës.

Vetëm ditët e fundit janë dhunuar tre mjekë nga familjarë të pacientëve, disa prej tyre në gjendje të dehur. Një mjek u dhunua rëndë në Lezhë i cili u godit me mjete të forta, një mjek në Durrës u qëllua me tullë, dhe së fundi u dhunua edhe specializantja në QSUT. Ministria e Shëndetësisë ka nxjerrë urdhër të prerë që në urgjenca të mos lejohet prania e familjarëve të pacientëve, përveçse në rastet kur e kërkon mjeku. Ndërsa është vendosur një orar fiks se kur familjarëve u lejohet të takojnë familjarët e shtruar në spital. Nga këto prorblematike të lindura, minsitrja Manastirliu, ka propozuar një ndryshim në kodin penal, për të konsideruar kanosjen ndaj bluzave të bardha, si vepër penale.

"Do të nisin një seri diskutimesh edhe për rishikimin e gabimit mjekësor dhe mënyrës se si ai trajtohet. Patjetër që do të dëgjohet zëri i profesionistëve. Por unë besoj se kjo nismë është e rëndësishme për  të garantuar respektimin e dinjitetit të mjekëve, siç ata e meritojnë", shprehej më herët Manastirliu.

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Populli: 11/03/2019 19:49

    Nuk po kuptojm Po beni viktemen ju zonja ministre kupton qe po nuk dhe lek mjekut nuk te shohin me sy

    Përgjigju
  • ankuesi: 11/03/2019 12:03

    Po skandalin qe behet neper spitale e di Manastiliu!!!!!??? S'te prek mjek me dore pa paguar, madje ulet kembekryq dhe te ben pazarin. Tmerrrr...

    Përgjigju
    • Limes: 11/03/2019 20:15

      Mirembrema,me fal @Doktor, te ka rene fatkeqesia qe te perballesh me spitalet??? Shume Shqiptareve, ta siguroj Po, dhe e dine shume mire...Standartin.. Normalisht, rasti Denohet, por znj ministre qe eshte pjese e sistemit e di shume mire se ky sistem vendos ne kolflikt pazientin me mjekun thjesht. Pastaj,mjeku eshte mission Jo profesion. Faleminderit!

    • Doktori: 11/03/2019 18:41

      Po te ulej kirurgu kembekryq e te bente pazarin do kishin vdekur me qindra ne kirurgji nga apendisiti,traumat dhe plaget.Po te mos prekte me dore pa bere gjinekologu pa bere pazar sic thua ti,do kishin vdekur qindra gra dhe femije ne maternitete. Por ti more ankues plehra je nje vemje tipike shqiptare qe nuk merresh me ata qe te kane rrjepur deri ne palce,me pushtetare,prokurore dhe gjyqtare.Atyre jua shet voten per 50 mije lek ti dhe pastaj shkon e merresh me mjekun qe mund ti kesh dhene ndonje e shumta 10 mije lek te vjetra.Nese ja ke dhene dhe ato,se nuk besoj te kete mjek te marre lek nga nje funderrine si puna jote.

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

DASH e cilëson 'retorikë të papërgjegjshme' kërcënimin e Medvedevit ndaj NATO-s

DASH e cilëson 'retorikë të papërgjegjshme' kërcënimin e Medvedevit ndaj NATO-s