Kryetari i Parlamentit palestinez, Aziz Duveik një vit pasi ai u arrestua është liruar nga burgu izraelit, Ofer, raporton Anadolu Agency (AA).

Duveik u arrestua vitin e kaluar për shkak të një fjalimi në Bregun Perëndimorë dhe u lirua sot pasi pagoi rreth 1500 dollarë dhe ka kryer një dënim prej një viti burg.

Kryetari i Parlamentit palestinez u dërgua në burgun izraelit Ofer i cili ndodhet në perëndim të Ramallahut. Ndërkohë pas përfundimit të procedurave ai u lirua nga burgu dhe u takua me të afërmit e tij.

Duveik, i cili është me shëndet të dobët, është ndaluar edhe më parë nga forcat izraelite.

Sipas burimeve palestineze, rreth 7,000  palestinezëve gjenden në burgjet e Izraelit.