Lirohet një nga të ndaluarit për
tritolin në farmacinë e Tahirit

Lirohet një nga të ndaluarit për<br />tritolin në farmacinë e Tahirit
Gjykata e Krimeve të Rënda ka liruar këtë të shtunë, 24 vjeçarin Emirjon Gjuta, një nga të arrestuarit e grupit të tritolit të vënë më 10 shkurt të vitit të kaluar në farmacinë e babait të ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.
 
Gjuta, i cili u arrestua më 26 shkurt të 2015-ës ndodhej ne burg pasi dyshohej se telefoni që do aktivizonte tritolin pranë vendit ku parkonte makinen babai i Tahirit, ishte i tij.
 
Burime për Shqiptarja.com bëjnë me dije se Gjuta është liruar me kërkesë të Prokurorisë pasi i kishin mbaruar afatet e paraburgimit, ndërsa Gjykata ka caktuar ndaj tij masën e sigurisë “detyrim paraqitje”.
 
Ndërkohë në burg, si të akuzuar për vendosjen e tritolit ndodhen Vladimir Gjuta, Baftjar Bruka e Lumjan Matmuja.

Redaksia online
(u.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Trump do të blejë Grenlandën, Danimarka rrit shpenzimet për mbrojtjen e ishullit

Trump do të blejë Grenlandën, Danimarka rrit shpenzimet për mbrojtjen e ishullit