Liroi mësuesin e akuzuar për pedofili, çfarë fsheh gjyqtarja Kore?

Pak minuta pasi ka dhënë një vendim, surprizë përmes të cilit gjyqtarja Mirela Kore, nga gjykata e shkallës së parë Gjirokastër, ka liruar një mësues të akuzuar për ngacmime seksuale ndaj një nxënëseje 11-vjecare, në vend të krenohet për këtë vendim që sipas saj jep drejtësi, u përpoq duke tentuar të fshihet, madje duke shprehur një lloj presioni, se përse gazetari i kishte përmendur emrin gjatë raportimit.

Përmes një telefonate në numrin e korrespondentit të Report TV, Piro Nase që sapo kishte raportuar LIVE për këtë çështje e dyshuar pedofilie në një fshat afër Tepelenës, gjyqtarja Mirela Kore, është ankuar pse ishe përmendur emri i saj duke u shprehur se: “është një çështje delikate”. Madje gjyqtarja paralajmëron edhe hapa të tjerë ligjor duke e cilësuar seancën e sotme gjyqësore si sekret hetimor.

Në fakt Report TV, në cdo rast të tillë ka garantuar anonimatin e plotë për viktimën, familjarët e saj por do ishte absurde mos përmendja e emrit të prokurorit apo gjyqtares të cështjes, që vendosin në emër të shtetit për këtë proces gjyqësor. Është tërësisht e pakuptimtë dhe e pabazuar në asnjë ligj të republikës së Shqipërisë ndalimi publikimit të emrave të gjyqtarëve prandaj edhe kërkesa e gjyqtares Kore është e absurde.

Si një shërbëtore e ligjit gjyqtarja Kore nëse ka zbaruar ligjin edhe në këtë gjykim të sotëm, nuk ka përse të ketë frikë apo turp ti përmendet emri. Atëherë lind pyetja: çfarë ka që nuk shkon në vendimin për lirimin e mësuesit të akuzuar të marrë nga gjyqtarja Mirela Kore, që ngulmon për të fshehur autorësinë e këtij vendimi?

Piro Nase: Po.

Gjyqtarja: Unë ju pyeta nëse jeni Piro Nase në mos kisha numrin gabim. Jam Mirela Iliopulli (Kore) gjyqtarja. Mund ta konfirmoni jeni Piro Nase apo jo?

Piro Nase: Po Mirela më thuaj

Gjyqtarja: Më thanë nëse të shqetësoj se është dhe orar i papërshtatshëm dhe mund të jesh i zënë….

Piro Nase: Fol, fol, fol

Gjyqtarja: Ke nxjerrë një lajm dhe më ke përmendur emrin për një problem shumë delikat dhe shumë të rëndësishëm.

Piro Nase: Po më thuaj.

Gjykatësja: Nuk mart të të them ndonjë gjë, kuptohet se unë jam një gjyqtare 20 vjet dhe kam përgjegjësi shumë të madhe për punën time. Në një rast të tillë si ai që kishe shkruar rast shumë delikat

Piro Nase: Po.

Gjyqtarja: Ishte një seancë e zhvilluar me dyer të mbyllura me shumë probleme të pasqaruara akoma. Ti në radhë të parë për raste të tilla kur viktimat janë të mitura dhe në anën tjetër një njeri që ka një karrierë të gjatë në punë, ka një familje, ka një moshë dhe akoma rrethanat janë të pasqaruara nuk mund të japësh lajme të tilla dhe të shkruash jo gjykata kështu e jo gjykata ashtu.

Piro Nase: Po nuk bëra ndonjë koment moj Mirela, nuk bëra asnjë lloj komenti.

Gjyqtarja: Dëgjo këtu. Më ke nxjerrë dhe emrin. Nuk e ke këtë të drejtë Piro. Pse se në radhë të parë edhe gazetarë të tjerë kanë ardhur po biseduan me mua, biseduan me prokurorin se ai është një rast shumë delikat dhe sa për dijeninë tënde, sa duam veten ne sa duam punën nuk duam as ti dhe asnjë tjetër si edhe ti.

Piro Nase: Dëgjomë pak mua, unë nuk jam nisur...

Gjyqtarja: Dhe besoj se je nxituar shumë.

Piro Nase: Jo jo jo dëgjomë pak

Gjyqtarja: Në radhë të parë cënon hetimin për një cështje shumë delikate.

Piro Nase: Dëgjomë pak mua, nuk kam...

Gjyqtarja: E para më ke përmendur emrin qoftë në ato portalet edhe qoftë edhe në Report TV ku ti je e kupton se dhe unë i marr informacionet.

Piro Nase: Normale që i merr.

Gjyqtarja: Unë do të them një gjë. Sa dua veten dhe punën timenuk dua asnjë.

Piro Nase: O Mirela dëgjomë pak mua. Përmendja e emrit sepse…ai ishe ti drejtuesja e seancës?

Gjykatësja: Nuk mund të përmendet emri im.

Piro Nase: Emri yt, emri i gjykatësit??

Gjykatësja: Jo, jo nuk mundet të përmendet emri I gjykatësit.

Piro Nase: Po prit pak, të tjerët marrin. Dëgjo pak

Gjykatësja: Është shumë delikat

Piro Nase: Po të sjell një rast analog.

Gjykatësja: Ti nuk e di fare, nuk e di fare. Dëgjo këtu Piro. Ti nuk e di fare si është rasti. Sa në vështirësi jemi vënë ne dje dhe sa delikat është.

Piro Nase: Të të sjell një rast analog më kupton pastaj ta shqyrtosh këtë cështje.

Gjykatësja: edhe mua ti nuk mund të më përmendësh.

Piro Nase: Po ja pra më lër të të sjell rastin analog.

Gjykatësja: Është puna tënde mund të nxjerrësh ctë duash për përfitimet e tua.

Piro Nase: Jo jo nuk ka lidhje me përfitime më dëgjo pak.

Gjykatësja: Të lutem. Jo vetëm kaq por e ke shtrirë këtë punë edhe tej me prokurorin ke shkruar intervista e gjëra të tjera, ato janë punët e hetimit.

Piro Nase: Intervista unë?

Gjykatësja: Po po po.

Piro Nase: Kë kam intervistuar unë?

Gjykatësja: Ajo është një cështje

Piro Nase: Kë kam intervistuar unë??

Gjykatësja: Unë këtë informacion mora.

Piro Nase: Dëgjo këtu, unë kam intervistuar babanë, nënën dhe vajzën nuk pranova vetë ta intervistoja.

Gjykatësja: As ata nuk mund t’i intervistosh. Piro nuk mund të nxjerrësh një rast të tillë kur akoma nuk e dimë të vërtetën.

Piro Nase: Mirela dëgjomë pak me kujdes.

Gjykatësja: Është rast shumë delikat sepse edhe ai ka familje është me një karrierë shumë të gjatë por vajza është e vogël.

Piro Nase: Unë kam qenë…  

Gjykatësja: Vajza është shumë e vogël. Si mendon ti nuk jemi ne prindër, jemi kaq të papërgjegjshëm që thua ti që liron nga burgu përdhunuesin, pse kaq të papërgjegjshëm më di ti mua? 

Piro Nase: Më dëgjo pak, interpretimet i përkasin TV apo të tjerëve

Gjykatësja: Në radhë të parë dua punën dhe veten, unë dua të bësh përgënjeshtrimet e tua, nuk dua të më dëgjohet emri. Në punën dhe detyrën tim kam shumë përgjegjësi, se sa dua veten nuk dua

Piro Nase: Çfarë përgënjeshtrosh, sepse aty nuk kishte ndonjë shpifje

Gjykatësja: Nuk ke pse të më përmendësh mua emrin, të rregullosh atë që ke shkruar

Piro Nase: Më dëgjo pak, rasti analog, se the që është cështje shumë delikate, ka qenë në Delvinë, para një muaji dhe jo vetëm, që është përmendur emri i gjykatëses, por është filmuar

Gjykatësja: Piro dëgjo këtu, janë raste shumë delikate, nuk janë për t’u përmendur. Po qe seancat nuk zhvilloheshin me dyer të mbyllura. Piro është seancë paraprake, masë sigurie, jo seancë gjyqësore.

Piro Nase: Në Sarandë është filmuar seanca, avokati, gjyqtarja, viktima, ai që pretendoi...

Gjykatësja: Ke bërë shumë gabim, që të marr guximin dhe të të them, nuk e kam bërë kurrë në 20 vite gjyqtare. Rasti është shumë delikat

Piro Nase: E di që është delikat, po çfarë kam bërë unë nuk kam bërë asgjë?

Gjykatësja: Nuk ke të drejtë që të më përmendësh emrin

Piro Nase: Më vjen keq, shih këtu

Gjykatësja: Të morë të vë në dijeni edhe unë do të ndërmarr veprimet e mia

Piro Nase: Cfarë veprimesh?

Gjykatësja: Të përgënjeshtrohen të gjitha ato që thua ti

Piro Nase: Që nuk ishte ti gjyqtare?

Gjykatësja: Të përgënjeshtrohen të gjitha ato që thua ti

Piro Nase: Cfarë kam thënë unë?

Gjykatësja: Nuk ke të drejtë të më zësh emrin

Piro Nase: Por ajo ishte seancë gjyqësore Mirela

Gjykatësja: Ishte një seancë që ka një sekret

Piro Nase: Po nuk është sekret shtetëror

Gjykatësja: Ti ke cënuar të drejtat e viktimës së mitur, të një njeriu që nuk dihet ku është dhe personalitetin tim nëpër televizione

Piro Nase: Po më habit! Po më habit!!!

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • tirana: 10/06/2018 14:06

    keta qe punojne ne gjykata dhe kane ne dore vendimet e fatet e njerezve te trembin me nivelin e logjikes qe aplikojne. perderisa emri i gjykateses se ceshtjes eshte informacion publik, pse kerkon kjo mavria te lajme gojen para se ti zeme emrin ne goje?! po gojes tone qe qe na ndotet kur themi Mirela si do i veje halli o shefe? nuk e kuptoj cpune ka te mare ne tel nje gazetar e ti jape detaje per vendimin qe ka mare e ti thote se sa e devotshme eshte ne pune? te frikshem jane ne nivel IQ-je te tera palet ...

    Përgjigju
  • Ervini: 09/06/2018 21:43

    Kjo bisede dhe gjithe mbrojtja e atyre gjyqtareve gjate seancave te Vetingut tregojne se cfare niveli mjerant ka Drejtesia ne Shqiperi. Si mund ti thuash gazetarit pse ma permend emrin?! Pse nuk paguhesh nga taksat e atij ti moj debile?! Heres tjeter do te te vi une dhe vetem emrin tend do permend dhe para se te iki do te te le edhe nr e tel qe te me marresh edhe mua. Cope mishi me dy sy

    Përgjigju
  • Labi: 09/06/2018 20:42

    Kjo gjyqtare nuk ka nevoje per veting me vendimet qe merr e ka bere vete vetingun.

    Përgjigju
    • Admin: 09/06/2018 23:07

      Sakte

  • Mario: 09/06/2018 20:22

    Gjykatese idiote, nga pergjigjet gazetari duket shume i friksuar, nje profesionist do ja kish mbyll gojen me dy llafe, megjithate nga mua ke nja Bravo Piro. 20 vjet gjykatese kjo ??????

    Përgjigju
  • Fredi DORDOLECI: 09/06/2018 20:20

    PIRO mos e RR*J fare se Nuk ka çfarë të bëj ajo BU**A ! Kjo GJYQTARJA e KRIMIT do shkoj në të SÈMÈS shumë shpejt , sepse do ta PËRPIJ VETTINGU. . . . . . . . Edhe PIRO NASES do ja R**J Lart e Poshtë kjo Laraska , që i flet GAZETARIT me KODET e MAFJES , si COZA NOSTRA apo CAMORA ????!!!! RESPEKTE PIRO NASE . VAZHDO Punën sepse NUK të bën dot NJERI asgjë , sepse "Qeni që LEH NUK të HA" !!!!

    Përgjigju
    • Fredi: 09/06/2018 21:42

      Fa-ik mos harro ilacin. Dihet lidhja afektive e pacientit me mjekun keshtu qe num te merzitem hahahahahaha

  • Faik: 09/06/2018 19:44

    Ik moj NEPËRKË me 7 KOKA , që ke VJEDHUR dhe ke RRJEPUR Njerëzit për sa kohë je në Punê si Gjyqtare e (PA)DREJTËSISÊ 27 VJEÇARE !!!! Ke GUXIMIN dhe të KËRCËNOSH me "KODE" MAFJOZE GAZETARIN e NDERUAR tê REPORT TV ????!!! BU**RR PLAKË !! Vetëm TELEVIZIONI i CARLO BOLLINOS NUK Gënjen , dhe NUK Transmenton LAJME të RREME apo "FAKE NEWS" , ashtu siç bëjnë TELEVIZIONET e tjera MAFJOZE Shqiptare !!! Prandaj dil sa më shpejt dhe kërkoi FALJE PIRO NASES dhe CARLO BOLLINOS , sa NUK është vonë . I bëj thirrje CARLO BOLLINOS qê të bëjnë INVESTIGIME të IMTËSISHME karrierës së kësaj "NDRIKULLE" që kërcënon GAZETARIN e REPORT TV !!! Mos u mërzit , sepse VETTINGU të pret shumë shpejt moj SORRË GJYQTARE .

    Përgjigju
  • Fredi: 09/06/2018 19:18

    Ore Piro, ore " palo " gazetar, po si guxon i ze emrin ne goje Princeshes se Provinces ti? Gjyqtaret ne te gjithe boten jane me maske ne koke kur bejne seanca, pikerisht per te mbetur anonim ne pasurimjn e ryre te paligjshem dhe abuzimin me detyren, E ke degjuar versionin e ri te kenges ti Piro ? Abuzimi eshte ngado, emrin tim e mban mbi shpine, ja Mirela thote kushdo, paska bere sot nje gabim hahahaha Imagjinoni kush ka dhene 20 vjet pa ( drejtesi) ne ate province, gjyqtare qe thote nuk ishte gjyq se keshtu e kam mesuar neper kurse hahaha cfare na gjetur. Kete rradhe Vetingu duhet te beje perjashtim, Mirela Kore duhet ta perjashtojne pa e hetuar fare. Zbardhja e vendimjt me dy fjale; Injorance Rurale. Per kete koment ofrohem kandidat qe te marre ndeshkimin ne vend te gazetarit Piro Nase. Une nuk kam frike nga Cobanet dhe Kacaket e tepelenes.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Pesë pyetje për 2025-ën

Pesë pyetje për 2025-ën