Liroi nga burgu Lulzim Berishën, Viktor Ymerin dhe mbylli dosjen e Florenc Çapjas, shkarkohet nga detyra gjyqtarja Anita Mici

Liroi nga burgu Lulzim Berishën, Viktor Ymerin dhe mbylli dosjen e  Florenc Çapjas, shkarkohet nga detyra gjyqtarja Anita Mici

Me rreth të kuq, Anita Mici

TIRANË- Gjyqtarja e Apelit në Durrës Anita Mici është larguar përfundimisht nga sistemi i drejtësisë. Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) ka vendosur ditën e sotme shkarkimin e saj nga detyra, ndonëse Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KPK) e kishte lënë në detyrë. Vendimi është marrë ditën e sotme nga trupa Gjykuese e kryesuar nga Sokol Çomo dhe ka efekt të menjëhershëm. Ndonëse KPK e la në detyrë, ishte Komisioneri Publik Florian Ballhysa që kërkoi shkarkimin e saj për deklarim të pamjaftueshëm të pasurisë dhe cenim të besimit të publikut te drejtësia.

"Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Sokol Çomo kryesues, Natasha Mulaj relatore, Albana Shtylla, Ina Rama, Rezarta Schuetz anëtarë, shpalli vendimin për çështjen (JR) nr. 7/2021, datë 28.01.2021, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 287, datë 04.08.2020, që lidhet me subjektin e rivlerësimit Anita Mici. 
Në përfundim të gjykimit, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “b” e ligjit nr.84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi:  
1.    Ndryshimin e vendimit nr. 287, datë 04.08.2020 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit Anita Mici. 
2.    Ky vendim është përfundimtar dhe me efekt të menjëhershëm. 
U shpall sot, në Tiranë, më datë 23.02.2023", thuhet në vendim. 

Mici ka rezultuar me probleme sa i përket pasurisë dhe integritetit profesional. Sipas Kolegjit, nga analiza financiare e kryer për apartamentin ka rezultuar balancë negative për pagesën 5000 euro të kryer në vitin 2006, me burim nga kursimet familjare. Gjithashtu, është specifikuar se Mici ka liruar në shkelje të ligjit edhe Lulzim Berishën.

“Trupi gjykues vlerëson se subjekti i rivlerësimit, Anita Mici, nuk ka arritur nivelin e besueshmërisë për konfirmimin në detyrë. Në kushtet e deklarimit të pamjaftueshëm lidhur me kriterin e pasurisë dhe mangësitë profesionale që çojnë në papërshtatshmëri, trupi gjykues vlerëson se vendimi i KPK që ka vendosur konfirmimin e Micit është marrë në konstatim të gabuar të situatës faktike dhe zbatim të gabuar të ligjit, e për rrjedhojë duhet ndryshuar”, deklaroi Çomo.

Mici nuk ishte e pranishme në sallë në seancën e shpalljes së vendimit dhe kryesuesi Çomo sqaroi se nuk kishin njoftim për arsyet e mosparaqitjes së saj. 

Anita Mici nuk është një emër i panjohur. Emri i gjyqtares Mici është lakuar për shkak të pjesëmarrjes në gjykimin e dosjeve të bujshme. Në dhjetor të vitit 2016, Anita Mici, së bashku me gjyqtarët Arben Vrioni dhe Petrit Çeno, liruan nga burgu ish-kreun e Bandës së Durrësit, Lulzim Berishën, kur këtij të fundit i kishin mbetur edhe 5 vite dënim.

Gjithashtu, në nëntor të 2018, Anita Mici ishte pjesë e një trupe gjykuese, e cila projektoi lirimin nga burgu të Viktor Ymerit ose siç njihet ndryshe në Vlorë, si “Tori i Xhihanes”, i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen në Durrës të Arben Pajës e Ilir Xhungës, dy miqtë e Lulzim Berishës. Mici votoi pro rrëzimit të dënimit me burgim të përjetshëm të Ymerit, duke e dënuar atë përfundimisht me 25 vite burgim. Një vit më vonë, në dhjetor të 2019, gjyqtarja e gjyqtarja e Elbasanit Enkeleda Kapedani liroi nga burgu Viktor Ymerin, duke i shuar një pjesë të dënimit të mbetur.

Në prill të këtij viti, gjyqtarja e Apelit në Durrës, Anita Mici, ka kryesuar trupin gjykues që ‘vulosi’ mbylljen e dosjes së Florenc Çapjas, për vrasjen e mbetur në tentativë ndaj ish-efektivit të policisë Fadil Mema, i ekzekutuar më pas. 

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • opala: 28/03/2023 08:34

    i shkoi dem dhimos gjithe ajo gjobe ne kpk...

    Përgjigju
  • daku: 23/02/2023 20:01

    emo mire se prape do te arrestohen do te paguajne prape, do te bredhin si qen i rrahur

    Përgjigju
  • Shqiptari ne mergim: 23/02/2023 18:56

    Fusni gjyqtaren ne burg ne vendin e kriminelave , nga ky lloj e soj gjyqtarësh Shqiptaret po marrin arratin neper botë.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ 'Mangalem's Shade', magjia e dritave në lagjen muzeale të Beratit

VIDEO/ 'Mangalem's Shade', magjia e dritave në lagjen muzeale të Beratit