Nga të dhënat paraprake të KQZ rezulton se edhe parti të mëdha si LSI , PDIU apo LIBRA e Ben Blushit janë gjetur problematika në formularët dhe të dhënat e kandidatëve.
Sipas të dhënave Lëvizjes Socialiste për Integrim rezulton të ketë të paktën 3 kandidatë kanë pasur në të kaluarën precedentë penalë, PDIU ka 4 kandidatë, LIBRA 2 kandidatë, Partia e Minoritetit Grek për të ardhmen ka 2 kandidatë, PDS 3 kandidatë, dhe Partia Kristian Demokrate 4 kandidatë.
Pavarësisht këtij fakti, KQZ ka arritur në konkluzionet se asnjë prej tyre, në zbatim të ligjit të dekriminalizimit, nuk është në kushtet që t’i refuzohej kandidimi për deputet të LSI-së. Nga verifikimet rezulton se Sfida për Shqipërinë e ka të plotë dokumentacionin e listës së kandidatëve dhe nuk ka asnjë problem me listat e kandidatëve.
Emrat e kandidatëve, partia dhe qytetet ku garojnë