Lista/ Belgjika lë jashtë Euro 2024 Thibaut Courtois

Lista/ Belgjika lë jashtë Euro 2024 Thibaut Courtois

Thibaut Courtois

Thibaut Courtois është lënë jashtë skuadrës së Belgjikës për Euro 2024, pavarësisht se portieri i Real Madridit është gati për të luajtur në finalen e Ligës së Kampionëve të shtunën kundër Dortmund.

Courtois "u ftoh" me drejtuesit e kombëtares së Belgjikës qershorin e kaluar, kur ai nuk u emërua kapiten pas daljes në pension të Eden Hazard, duke çuar në një grindje publike me trajnerin Domenico Tedesco.

32-vjeçari u kritikua nga shokët e skuadrës dhe që atëherë ka shprehur keqardhjen e tij. Coutois ka qenë jashtë fushës për pjesën më të madhe të sezonit pasi pësoi dy lëndime serioze në gju. Ai u rikthye kundër Cadiz në La Liga më 4 maj, përpara se të mbetej jashtë ndeshjes së dytë gjysmëfinale të Champions League të Madridit kundër Bayern Munich.

Që atëherë ai ka mbajtur portën pa pësuar gol kundër Granadës, Alaves dhe Real Betis.

"Courtois ishte shumë i qartë dhe i sinqertë dhe në fillim të komunikimit të tij. Informacioni i fundit që kemi marrë është se ai nuk është gati për Kampionatin Evropian. Ai e njeh trupin e tij më së miri", tha Tedesco në një konferencë për shtyp të martën.

Lista e Belgjikës me 25 emra për në Euro 2024:

Portierët: Koen Casteels (VfL Uolfsburg), Thomas Kaminski (Luton Toun), Matz Sels (Nottingham Forest)

Mbrojtësit: Timothy Castagne (Fulham), Maxim De Cuyper (Club Brugge), Zeno Debast (Anderlecht), Uout Faes (Leicester City), Thomas Meunier (Trabzonspor), Jan Vertonghen (Anderlecht), Arthur Theate (Stade Rennais), Axel Uitsel (Atlético Madrid)

Mesfushorët: Yannick Carrasco (Al Shabab), Kevin De Bruyne (Manchester City), Orel Mangala (Lyon), Amadou Onana (Everton), Youri Tielemans (Aston Villa), Arthur Vermeeren (Atlético Madrid), Aster Vranckx (vfL Uolfsburg)

Sulmuesit: Johan Bakayoko (PSV Eindhoven), Charles De Ketelaere (Atalanta), Jeremy Doku (Manchester City), Romelu Lukaku (Roma), Dodi Lukebakio (Sevilla), Lois Openda (RB Leipzig), Leandro Trossard (Arsenal).

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të lejohet mjeku të punojë njëkohësisht në spital publik e privat?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Censusi qesharak! Shqipërinë e nxjerrin 90% më fetare se Italia dhe Gjermania

Spahiu: Censusi qesharak! Shqipërinë e nxjerrin 90% më fetare se Italia dhe Gjermania