Lista e MAS, emrat e studentëve
që u janë njehsuar diplomat
PDF/Lista e plotë me emrat

Lista e MAS, emrat e studentëve<br />që u janë njehsuar diplomat<br />PDF/Lista e plotë me emrat
Aplikimi mund të kryhet online ose vetëm në formë shkresore. Në të dy rastet aplikanti duhet të dorëzojë në rrugë postare në MAS dokumentacionin e mëposhtëm, për njësimin e certifikatave dhe diplomave universitare, i cili duhet të përmbajë:

Formularin e aplikimit të plotësuar individualisht, i cili shkarkohet nga faqja zyrtare e MAS. Diplomën ose certifikatën që vërteton përfundimin e studimeve.

-Listën e notave dhe/ose suplementin e diplomës.

-Fotokopje e kartës së identitetit ose të pasaportës

-Mandat-pagesën hard-copy (në rastet kur aplikimi kryhet vetëm në rrugë shkresore).

Dokumentet duhet të jenë origjinalë (me perjashtim të diplomës) ose fotokopje te njësuara me origjinalin. Dokumentet e dorëzuara për njohje nuk i kthehen më aplikantit.
Dokumentet duhet të jenë të përkthyera në gjuhën shqipe, me përjashtim të dokumentacionit në gjuhën angleze, italiane dhe frënge për të cilat nuk ështe i domosdoshëm përkthimi në gjuhën shqipe.

Në rastet e pamundësisë së kryerjes së procedurave të përkthimit në gjuhën shqipe, aplikanti mund të përkthejë dokumentin në vendin e origjinës në gjuhën angleze nga një përkthyes i autorizuar/licencuar për këtë qëllim, në vendin përkatës.

Në këto raste dokumenti duhet të mbajë domosdoshmërisht vulën apostile/legalizimin lidhur me përkthimin.

Verifikimi
Sektori i Njohjes së Diplomave, kryen verifikimin e autenticitetit të diplomës apo certifikatës në rastet kur këto dokumente nuk janë të pajisur me Vulë Apostille/Legalizim, apo nuk janë të legalizuara në vendin e origjinës sipas përcaktimeve në këtë udhëzim, si dhe në rastet e dokumentacionit të lëshuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në këtë rast Sektori kontakton me e-mail ose në rrugë postare me institucionin që ka lëshuar diplomën apo certifikatën përkatëse.

Sektori mund të kërkojë dhe informacion të mëtejshëm që e konsideron të nevojshëm për vlerësimin objektiv për njohjen dhe njësimin e diplomës apo certifikatës.

Sektori kërkon informacion pranë qendrave të rrjetit evropian të informimit dhe njohjes së diplomave (ENIC – NARIC), mbi statusin e institucioneve të arsimit të lartë, vlefshmërinë e diplomave apo certifikatave, nivelin e tyre sipas kornizës kombëtare apo europiane të kualifikimeve, si dhe informacion tjetër shtesë në funksion të njësimit të diplomës.

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kthjellime dhe vranësira, si parashikohet moti për sot

Kthjellime dhe vranësira, si parashikohet moti për sot