TIRANE- Ministria e Financave ka bërë publikë emrat 3 mijë ish të përndjekurve të cilëve u janë kaluar këstet e radhës së dëmspërblimit. Të gjithë të përndjekurit i përkasin kategorisë parësore: 904 prej ish të përndjekurve kanë përfituar këstin e pestë, 1796 të katërtin, 149 të tretin, 35 të dytin dhe 9 të parin.
Drejtoria e Pagesave dhe Dëmshpërblimeve njofton gjithashtu se përfituesit duhet të dërgojnë për çdo këst në Ministrinë e Financave (dorazi në protokollin e institucionit ose me postë në adresën: Ministria e Financave, Drejtoria e Pagesave dhe Dëmshpërblimeve) dokumentacionin sipas kategorisë ku bëjne pjesë.
/Shqiptarja.com