Lista e Shqipërisë për në Euro 2024, kë do marrë Sylvinho me vete në Gjermani?

Lista e Shqipërisë për në Euro 2024, kë do marrë Sylvinho me vete në Gjermani?

Kombëtarja

Kombëtarja shqiptare e futbollit do jetë pjesë e Euro 2024 që zhvillohet nga 14 qershori - 14 korrik në Gjermani. Kuqezinjtë kërkojnë të lënë gjurmë këtë vit dhe pas paraqitjes së mirë në kualifikuese, duke e mbyllur grupin D në vendin e parë, djemtë që drejtohen nga Sylvinho kërkojnë të tregojnë cilësitë e tyre në sallonin e madh të futbollit evropian.

"Shqiponjat" do shkojnë në një fazë finale Europiani për herën e dytë në histori, kjo pas debutimit në "Francë 2016". Tanimë "Goal.com" ka bërë një vëzhgim se cilët lojtarë do marrë Sylvinho me vete, teksa UEFA lejon 26 emra.

Etrit Berisha

-Portierët

Me eksperiencë Etrit Berisha do të jetë portieri i parë për Shqipërinë në Euro 2024. Për këtë pozicion pritet të konkurrojë edhe Thomas Strakosha i Brentfordit, me Alen Sherrin dhe Elhan Kastratin që do të jenë zgjedhje rezervë. Edhe këtu braziliani vështirë se do ia lejojë vetes katër emra, duke larguar njërin prej tyre.

Etrit Berisha - Empoli

Thomas Strakosha - Brentford

Elhan Kastrati - Cittadella

Alen Sherri - Egnatia

Elseid Hysaj

-Mbrojtësit

Ardian Ismajli, Mario Mitaj, Ivan Balliu, Berat Gjimshiti dhe Elseid Hysaj pritet të formojnë murin e preferuar të mbrojtjes në pjesën e pasme të skuadrës. Nëse nuk ka ndryshime të detyruara nga dëmtimet, këta katër lojtarë janë të garantuar të përfshihen në skuadër për Euro 2024.

Ivan Balliu - Rayo Vallecano

Mario Mitaj - Lokomotiv Moskë

Elseid Hysaj - Lazio

Frederic Veseli - Fatih Karagümrük

Berat Gjimshiti - Atalanta

Enea Mihaj - Famalicão

Jon Mersinaj - Lokomotiva Zagreb

Marash Kumbulla - Sassuolo (Roma)

Naser Aliji - Voluntari

Ardian Ismajli - Empoli

Kristjan Asllani

-Mesfushorë

Ylber Ramadani, Kristjan Asllani dhe Nedim Bajrami janë favoritët për të zënë vendet e mesfushës në kombëtaren e Shqipërisë kur të shkojnë në Euro. Pjesë e skuadrës finale pritet të jenë edhe Qazim Laci dhe Keidi Bare.

Keidi Bare - Espanyol

Nedim Bajrami - Sassuolo

Qazim Laçi - Sparta Prague

Ylber Ramadani - Leçe

Kristjan Asllani - Inter Milan

Sokol Cikalleshi

-Sulmuesit

Sokol Cikalleshi i Konyasporit është lojtari më me përvojë i disponueshëm për t'u përzgjedhur në sulmin e Shqipërisë dhe ai është një zgjedhje e garantuar në ekipin kombëtar. Jasir Asani dhe Seferi shihen në sulm.

Rey Manaj, Armando Broja, Myrto Uzuni dhe Mirlind Daku do të garojnë për një vend në formacionin titullar dhe pritet të jenë gjithashtu pjesë e skuadrës, me Brojën që do luftojë për fanellën e parë.

Rey Manaj - Sivasspor

Jasir Asani - Guangju FC

Taulant Seferi - Baniyas

Sokol Cikalleshi - Konyaspor

Ernest Muçi - Beşiktaş

Arbnor Muçolli - IFK Göteborg

Armando Broja - Fulham (Chelsea)

Arbër Hoxha - Dinamo e Zagrebit

Myrto Uzuni - Granada

Mirlind Daku - Rubin Kazan

* Në listë janë 29 emra, teksa trajneri do duhet që maksimumi të marrë me vete në Gjermani 26 futbollistë, ndërsa kjo është një listë paraprake nga forma e lojtarëve dhe grumbullimet e fundit.

Në Grupin B të Euro 2024, tanët kanë rivalë emra si Italia, Spanja dhe Kroacia.

Ndeshjet e Euro 2024 të Shqipërisë në Grupin B:

15.06.2024 Itali vs Shqipëri, “ BVB Stadion Dortmund”, ora: 21:00

19.06.2024 – Kroaci vs Shqipëri, “Volksparkstadion Hamburg”, ora: 15:00

24.06.2024- Shqipëri vs Spanjë, “Düsseldorf Arena”, ora: 21:00

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë