Lista ekskluzive/ 57 ligjet që u tërhoqën në Kuvend, nga nisma për ‘disiplinimin’ e Metës, heqja e dekoratave deri tek Byroja e Hetimit

Pesëdhjetë e shtatë projektligje janë tërhequr në heshtje nga shqyrtimi dhe votimit Kuvendi, gjatë periudhës 2015-2020. 38 nisma ligjore të tërhequra pas depozitimit në Kuvend, janë propozuar nga deputetët, ndërsa 19 nga qeveria. 14 projektligje të tërhequr rrugës ishin nisma ligjore të reja, ndërsa 34 projektligje parashikonin ndryshimin e ligjeve ekzistuese. Gjatë kësaj periudhe kanë rrëzuar 15 projektligje me votë në Kuvend, 14 të propozuar nga deputetë dhe një nga qeveria, konkretisht projektligji për miratimin e niveleve të tarifës doganore.

Ndërkaq, mes ligjeve që janë tërhequr pas deponimit në Kuvend, është edhe ligji për funksionimin dhe organizimin e Presidencës. Nisma është propozuar nga deputeti Ulsi Manja në fund të vitit 2016, ndërsa parashikonte edhe mënyrën e shkarkimit të Presidentit. Nisma ligjore u tërhoq pa u shqyrtuar në komisionet parlamentare. Mes nismave të tërhequra përfshihet edhe projektligji për ndryshimin e ligjit për Policinë e Shtetit, ku parashikonte që Byroja Kombëtare e Hetimit të ishte një strukturë e veçantë në varësi të ministrit të Brendshëm. Nisma u propozuar në vitin 2016 nga qeveria, por që u kundërshtua edhe nga Ambasada Amerikane.

Katër projektligje, të tërhequr më pas, janë propozuar nga deputetë të PS dhe PD për ndryshimin e Kodit Zgjedhor. Dy projektligje të tërhequr nga shqyrtimi në Kuvend janë propozuar nga qeveria dhe deputetët për ndryshimin e ligjit për mediat audiovizive. Në maj të vitit 2018, deputetët Ulsi Manja dhe Klotilda Bushka propozuan një projektligj për zhvillimin e pranimeve të kandidatëve në Shkollën e Magjistraturës, deri kur të funksiononin KLP dhe KLGJ. Nisa u kundërshtua nga PD-LSI, ndërsa u tërhoq më pas.

Disa nisma të tjera të tërhequra më pas parashikonin ndryshimin e Kodit Penal, Kodit Civil, Kodit të Procedurës Penale, Kodit Rrugor dhe Kodit Ajror. Janë tërhequr gjithashtu disa projektligje për statusin e minatorit, për ndryshimin e ligjit të koncesioneve, për strehimin social etj. Në vitin 2015, kryeministri Edi Rama dhe deputeti Taulant Balla propozuan për një nismë ligjore për t’u hequr dekoratat, titujt e nderit dhe medaljeve disa kategorive më të shkuar komuniste. Projektligji u tërhoq më vonë.

Projektligjet e tërhequr nga Kuvendi pas depozitimit

1.         Nismë për ndryshimin e Kodit Zgjedhor, propozuar nga deputetët

2.         Nismë për ndryshimin e Kodit Zgjedhor, propozuar nga deputetët

3.         Nismë për ndryshimin e Kodit Zgjedhor, propozuar nga deputetët

4.         Nismë për ndryshimin e Kodit Zgjedhor, propozuar nga deputetët

5.         Projektligj 2 për ndryshimin e ligjit  për mediat audiovizive, propozuar nga deputetët

6.         Projektligj për ndryshimin e ligjit nr. 152/2013 "për nëpunësin civil", propozuar nga deputetët

7.         Projektligj për pagat e institucioneve të pavarura, propozuar nga deputetët

8.         Projektligj për ndryshimin e Kodit të Procedurës Penale, propozuar nga deputetët

9.         Projektligj për ndryshimin e Kodit Civil, propozuar nga deputetët

10.       Projektligj për ndryshimin e ligjit për transplantimin e indeve, propozuar nga deputetët

11.       Projektligj për ndryshimin e ligjit për ndihmën dhe shërbimet shoqërore, propozuar nga deputetët

12.       Projektligj për ndryshimin e ligjit për ëatat, titujt e nderit dhe medaljet, propozuar nga deputetët

13.       Projektligj për ndryshimin e ligjit për barnat dhe shërbimin farmaceutik, propozuar nga deputetët

14.       Projektligj për ndryshimin e ligjit për sistemin arsimor parauniversitar, propozuar nga deputetët

15.       Projektligj për ndryshimin e Kodit Penal, propozuar nga deputetët

16.       Projektligj për ndryshimin e ligjit të dekriminalizimit, propozuar nga deputetët

17.       Projektligj për statusin e punonjësve të naftës dhe gazit, propozuar nga deputetët

18.       Projektligji për ndryshimin e ligjit për menaxhimin e sistemit buxhetor, propozuar nga deputetët

19.       Nismë për ndryshimin e ligjit për ndërmjetësimin në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve, propozuar nga deputetët

20.       Projektligji për ndihmën juridike, propozuar nga deputetët

21.       Nismë për ndryshimin e ligjit për noterinë, propozuar nga deputetët

22.       Projektligji për presidentin e Republikës së Shqipërisë, propozuar nga deputetët

23.       Projektligji për profesionin e avokatit, propozuar nga deputetët

24.       Projektligji për ndryshimin e ligjit për përmbarimin, propozuar nga deputetët

25.       Projektligji për tarifat dhe shpenzimet gjyqësore, propozuar nga deputetët

26.       Projektligj për organizimin dhe funksionimin e profesionit të rregulluar të ekspertit fiskal, propozuar nga deputetët

27.       Projektligj për ndryshimin e ligjit për gjuetinë, propozuar nga deputetët

28.       Projektligj për statusin e minatorit, propozuar nga deputetët

29.       Projektligj për ndryshimin e ligjit për dhënie amnistie, propozuar nga deputetët

30.       Projektligj për provimin e shtetit për profesionin e juristit, propozuar nga deputetët

31.       Projektligj për ndryshimin e ligjit për avokaturën e shtetit, propozuar nga deputetët

32.       Projektligji për organizimin dhe funksionimin e policisë gjyqësore, propozuar nga deputetët

33.       Projektligji për ndryshimin e ligjit për ekzekutimin e vendimeve penale, propozuar nga deputetët

34.       Projektligj për ndryshimin e ligjit për ndihmën dhe shërbimet shoqërore, propozuar nga deputetët

35.       Projektligj për ndryshimin e ligjit nr. 96, datë 6.10.2016 për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve, propozuar nga deputetët

36.       Projektligj për ndryshimin e ligjit për festat zyrtare e ditët përkujtimore, propozuar nga deputetët

37.       Projektligj për ndryshimin e Kodit Penal, propozuar nga deputetët

38.       Projektligj për ndryshimin e ligjit për shërbimin veterinarm propozuar nga deputetët

39.       Projektligj për kujdesin shëndetësor të veçantë të strukturave speciale të policisë, propozuar nga qeveria

40.       Projektligj për ndryshimin e ligjit  për mediat audiovizive, propozuar nga qeveria

41.       Nismë për ndryshimin e ligjit për përpunimin, transportimin dhe tregtimin e naftës, të gazit dhe nënprodukteve të tyre, propozuar nga qeveria

42.       Projektligj ndryshimin e Kodit Rrugor, propozuar nga qeveria

43.       Projektligj për furnizimin me ujë dhe përpunimin e ujërave të ndotura”, propozuar nga qeveria

44.       Projektligj për menaxhimin e mbetjeve, propozuar nga qeveria

45.       Projektligj për ndryshimin e ligji për policinë e shtetit, propozuar nga qeveria

46.       Projektligj për ndryshimin e statusit të një toke bujqësore, me sipërfaqe 288.4 ha, në zonë minerare, propozuar nga qeveria

47.       Projektligj “ për shërbimin e provës”, propozuar nga qeveria

48.       Projektligj për administrimin e fondit pyjor dhe kullosor, propozuar nga qeveria

49.       Projektligj për ndryshimin e ligjit për gjuetinë, propozuar nga qeveria

50.       Projektligj për ndryshimin e ligjit për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të të paraburgosurve, propozuar nga qeveria

51.       Projektligj për sistemin e vlerësimit të veprimtarisë së gjyqtarëve, propozuar nga qeveria

52.       Projektligj për ndryshimin e ligjit për sportin, propozuar nga qeveria

53.       Marrëveshje me vendet e Ballkanit për ngritjen e task-forcës mjekësore, propozuar nga qeveria

54.       Projektligj për strehimin social, propozuar nga qeveria

55.       Projektligji "Kodi Ajror’, propozuar nga qeveria.

56.       Projektligj për ndryshimin e ligjit për nxitjen e punësimit, propozuar nga qeveria

57.       Projektligj për ndryshimin e ligjit për koncesionet, propozuar nga qeveria

I.K/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja