Komisioni ad hoc për zgjedhjen e organeve të reja të drejtësisë ka zgjedhur me short listën përfundimtare për KLGj dhe KLP e cila i dërgohet Kuvendit për votim. 

Pasi është rrëzuar dy herë në Kuvend, pasi për miratimin e listës duhen 94 vota, faza e tretë e shortit ka mekanizëm zhbllokues, gjë e cila do të thotë se edhe nëse lista nuk merr 94 vota në Kuvend, ajo hyn në fuqi automatikisht. 

Anëtarët jo magjistratë të zgjedhur me short për KLGJ: 

Kandidatët nga Avokatia për KLGJ: Fatmira Luli dhe Alban Toro

Kandidatët nga Pedagogët për KLGJ: Erion Muharremaj dhe Maksim Qoku

Kandidatët nga Shoqëria Civile për KLGJ: Naurela Llagami

Anëtarët jo magjistratë të zgjedhur me short për KLP:

Kandidatët nga Avokatia për KLP: Znj.Nurihan Seiti (Metaj), Tartar Bazaj

Kandidatët nga Pedagogët për KLP: Gent Ibrahimi, Sandër Beci 

Kandidatët nga Shoqëria Civile për KLP: Alfred Balla

Vijon...

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com