Avokati i Popullit ka publikuar listën e kandidatëve që përmbushin kriteret ligjore për organet e qeverisjes në sistemin e drejtësisë.
 
Lista e 10 kandidatëve të vlerësuar nga ana e Komisionit të pavarur Ad-hoc dhe të renditur sipas pikëzimit për Këshillin e Lartë Gjyqësor nga Avokatia është bërë publike sot. 
 
“Në përmbushje të detyrimeve ligjore të parashikuara në nenin 35 pika 1 të ligjit nr. 115/2016, "Për organet e qeverisjes në sistemin e drejtësisë, për vlerësimin e kandidatëve për anëtarë të Këshillit të Lartë Gjyqësor nga Avokatia, Komisioni i Pavarur Ad-Hoc, pas vlerësimit të kandidatëve që përmbushin kriteret formale, bën këtë renditje përfundimtare të kandidatëve sipas vlerësimit të tyre në pikë", thuhet në njoftimin e AP.
 
10 emrat:
Sinan Tafaj 
Arben Prifti 
Fatos Lazimi
Sokol Lamaj
Genti Sinani
Arben Vani
Alban Toro
Saimir Vishaj
Fatmira Luli
Gëzim Allaraj

tabela

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com