Lista me dhjetë emrat! Favoritët për të fituar 'Topin e Artë'

Lista me dhjetë emrat! Favoritët për të fituar 'Topin e Artë'

Foto ilustruese

Katër lojtarë janë favoritë për të fituar “Topin e Artë”. Kjo u konfirmua nga prestigjiozja franceze “France Football”, e cila e krijoi si çmim në vitin 1956.

Në listë për të fituar çmimin më të rëndësishëm individual për futbollistët janë Vinicius Junior, Jude Bellingham, Rodri dhe së fundmi është shtuar edhe golashënuesi më i mirë i Kupës së Amerikës, Lautaro Martinez.

Sulmuesi argjentinas ka shkëlqyer me Interin, por edhe me kombëtaren e tij. 26-vjeçari ishte vendimtar me golat në Kupën e Amerikës, ndërsa shënoi edhe në finalen ndaj Kolumbisë, për t’i dhënë trofeun Argjentinës.

“Topi i Artë” do të jepet më 28 tetor të këtij viti dhe pas Messit çmimi mund të fitohet nga një tjetër argjentinas.

Lista me renditjen e dhjetë futbollistëve më të kuotuar për fitimin e "Topit të Artë":

10 - Toni Kroos (Real Madrid dhe Gjermani)

9 - Phil Foden (Man. City dhe Angli)

8 - Kylian Mbappe (Real Madrid dhe Francë)

7 - Lamine Yamal (Barcelona dhe Spanja)

6 - Lionel Messi (Inter Miami dhe Argjentina)

5 - Dani Carvajal (Real Madrid dhe Spanja)

4 - Lautaro Martinez (Inter dhe Argjentina)

3 - Vinicius Junior (Real Madrid dhe Brazil)

2 - Jude Bellingham (Real Madrid dhe Angli)

1 - Rodri (Manchester City dhe Spanjë)

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?