TIRANË- Gati 100 mln euro pasuri e prona i janë sekuestruar dy grupeve kriminale që u goditën nga SPAK, për trafik droge e pastrim parash. Të gjitha paratë që përfitoheshin nga aktiviteti kriminal i dy grupeve të drejtuara nga Alfredo Hamzai dhe Luçiano Koçeku, pastroheshin nga disa biznesmenë të njohur si Ilir Shtufi, në fushën e ndërtimit por jo vetëm. Vetëm Ilir Shtufit dhe familjes Koçeku i janë sekuestruar një numër i konsiderueshëm pasurish, si troje për ndërtim vilash në Green Coast në emër të kompanisë së Shtufit, 23 apartamente, 106 garazhe e llogari bankare.
Mes pasurive, që janë sekuestruar janë edhe paratë e tokave që Artur Shehu shiti në Zvërnec për ndërtimin e resortit 4 mld dollarë. Me vendim të gjykatës të datës 10 qershor, janë ekzekutuar sekuestrimet e mbi 128 milionë eurove gjithsej në llogarinë e noteres Amela Mukaj, të përdorura në 3 shitblerje tokash në Zvërnec. Ndërkohë, SPAK ka vënë në sekuestro 352 milion lekë në llogaritë e Artur Shehut, Malvina Canajt, Xhesila Dodës dhe Erinda Asllani, vlera e shpronësimit e truallit me sipërfaqe 5269 m2 në rrugën Dervish Hima. Po ashtu, Artur Shehu i është vënë në sekuestro 480 mijë euro në llogari për shitjen e tre vilave dhe 3.8 mln euro në Llogarinë e Adhenis shpk, kompani e Shehut.
Vila luksoze janë sekuestruar edhe dy nipave të “Mirit të Xhikes” ose Fatmir Ramës, i vrarë në vitin 2003 në biznesin e tij “Kartodrom 2000”. Sipas SPAK, Erjon dhe Ardian Rama dyshohet se kanë pastruar paratë e drogës në pasuri të paluajtshme, duke iu vënë në sekuestro vila në Palasë, Jalë dhe Rolling Hills, si dhe 30 llogari bankare në emër të tyre.
SPAK ka vënë në sekuestro preventive pasuritë e Ardian Zykajt, pjesë e grupit të strukturuar kriminal të Aflredo Hamazit, i goditur nga Prokuroria e Posaçme së bashku me grupin e Luçiano Koçekut.
Ardian Zykaj rezulton i përfshirë në trafikun e lëndëve narkotike e në pastrimin e parave të pista nëpërmjet bizneseve të tij.

SPAK ka lëshuar masa sigurie ‘arrest me burg’ për dy vëllezërit Erjon dhe Adrian Rama, në kuadër të operacionit që po zhvillohet për goditjen e grupit të strukturuar kriminal që drejtohet nga Luçiano dhe Abedin Koçeku. Dy vëllezërit Rama janë nipat e “Mirit të Xhikes” ose Fatmir Ramës, i vrarë në vitin 2003 në biznesin e tij “Kartodrom 2000”. Ata dyshohet se pastronin paratë e grupit kriminal.
Fatmir Rama u ekzekutua së bashku me dy persona të tjerë teksa ndodhej në një nga tavolinat e e restorantit të katit të parë të kompleksit “Kartodrom 2000”, të ndodhur në periferi të qytetit të Tiranës dhe në afërsi të fshatit Lundër.
Rreth orës 20:00, dy persona të maskuar janë afruar me shpejtësi dhe pa rënë në sy në pjesën e jashtme të lokalit kanë filluar të qëllojnë me armë në drejtim të tavolinës ku ishin ulur personat e mësipërm.
Në këtë moment, dëshmitari Ylli Kelmendi ka qenë në këmbë i distancuar nga tavolina, ndërsa Julian Durishti, si punonjës i lokalit, ka qenë në afërsi të tavolinës ku ndodheshin viktimat. Si rezultat i breshërisë së plumbave kanë gjetur vdekjen e menjëhershme Fatmir Rama dhe Julian Durishti dhe pak çaste më pas edhe Kristaq Cami, ndërsa Flamur Rrapaj është plagosur dhe ka humbur ndjenjat. I vetmi person i arrestuar për këtë ngjarje është Lavdrim tufa.
SPAK ka goditur një grup të strukturuar kriminal i dyshuar për trafik të lëndëve narkotike. Paratë e këtij grupi pastroheshin nga biznesmenë, mes tyre dhe Artur Shehu, i cili posedon një pjesë dërrmuese të pronës në Zvërnec.
Me vendim të gjykatës të datës 10 qershor, janë ekzekutuar sekuestrimet e mbi 128 milionë eurove gjithsej në llogarinë e noteres Amela Mukaj, të përdorura në 3 shitblerje tokash në Zvërnec.
Burime për Report Tv bëjnë me dije se kanë qenë pikërisht përgjimet që SPAK ka zbuluar nga bisedat mes anëtarëve të grupit kriminal të dy vëllezërve Koçeku, që kanë çuar edhe në nisjen e hetimit për çështjen e Zvërnecit.
PARATË E SEKUESTRUARA NË 3 LLOGARI
Vendosjen e sekuestros preventive mbi pasuritë e luajtshme, shuma monetare në valutën euro të ndodhura në llogarinë bankare te noteres publike Amela Mukaj , person fizik, si më poshtë vijon:
i) Shuma e parave 110.247.134 euro, sipas kontratës së shitjes me nr. 2062 rep., nr. 1166 kol., datë 24.04.2026 me palë Artur Shehu dhe "Albanian Land Development" sh.p.k., e ndodhur në llogarinë numër 435001036CLPRBFEURMJ të noteres AMELA MUKAJ PERSON FIZIK.
85
ii) Shuma e parave 10.044.684 euro, sipas kontratës me nr. 2060 rep., nr. 1164 kol., datë 24.04.2026 me palë Ferdinand Sulaj dhe Burbuqe Sulaj dhe "Albania Land Development" sh.p.k., e ndodhur në llogarinë numër 435001036CLPRBFEURMJ të noteres AMELA MUKAJ PERSON FIZIK.
iii) Shuma e parave 8.062.619 euro, sipas kontratës me nr. 2061 rep., nr. 1165 kol., datë 24.04.2026 me palë Ferdinand Sulaj dhe Burbuqe Sulaj dhe "Albania Land Development" sh.p.k., e ndodhur në llogarinë numër 435001036CLPRBFEURMJ të noteres AMELA MUKAJ PERSON FIZIK.











