SPAK ka lëshuar masa sigurie ‘arrest me burg’ për dy vëllezërit Erjon dhe Adrian Rama, në kuadër të operacionit që po zhvillohet për goditjen e grupit të strukturuar kriminal që drejtohet nga Luçiano dhe Abedin Koçeku. Dy vëllezërit Rama janë nipat e “Mirit të Xhikes” ose Fatmir Ramës, i vrarë në vitin 2003 në biznesin e tij “Kartodrom 2000”. Ata dyshohet se pastronin paratë e grupit kriminal.
Fatmir Rama u ekzekutua së bashku me dy persona të tjerë teksa ndodhej në një nga tavolinat e e restorantit të katit të parë të kompleksit “Kartodrom 2000”, të ndodhur në periferi të qytetit të Tiranës dhe në afërsi të fshatit Lundër.
Rreth orës 20:00, dy persona të maskuar janë afruar me shpejtësi dhe pa rënë në sy në pjesën e jashtme të lokalit kanë filluar të qëllojnë me armë në drejtim të tavolinës ku ishin ulur personat e mësipërm.
Në këtë moment, dëshmitari Ylli Kelmendi ka qenë në këmbë i distancuar nga tavolina, ndërsa Julian Durishti, si punonjës i lokalit, ka qenë në afërsi të tavolinës ku ndodheshin viktimat. Si rezultat i breshërisë së plumbave kanë gjetur vdekjen e menjëhershme Fatmir Rama dhe Julian Durishti dhe pak çaste më pas edhe Kristaq Cami, ndërsa Flamur Rrapaj është plagosur dhe ka humbur ndjenjat. I vetmi person i arrestuar për këtë ngjarje është Lavdrim tufa.
Lajmi kryesor:
DOSJA/ Trafikuan qindra kg drogë nga Amerika Latine në BE, SPAK godet dy grupe kriminale, njëri i i vëllezërve Koçeku, 20 masa sigurie! Në pranga Orest Sota, në kërkim Artur Shehu e Ilir Shtufi! Sekuestrohen 100 mln € pasuri (EMRAT)








