Lista Serbe: Nëse njësitë e Kurtit tentojnë të përdorin dhunën për të hequr barrikadat, do të marrin përgjigjen e popullit serb

Lista Serbe: Nëse njësitë e Kurtit tentojnë të përdorin dhunën për të hequr barrikadat, do të marrin përgjigjen e popullit serb

1670920136_shhshs.GIF

Lista Serbe ka reaguar për tensionet në veri të Kosovës dhe për deklaratat e ministrit të Brendshëm Xhelal Sveçla që tha se institucionet e Kosovës i kanë të gjitha kapacitetet për largimin e barrikadave serbe.

Ata e konsiderojnë pjesëmarrjen e Sveçlës në Bërnjak një provokim.

“Ai e di shumë mirë se nuk ka ardhur në komunat serbe në veri të Kosovës dhe as s’ka çfarë të kërkojë në rajonet tona. Theksojmë se populli serb është i përkushtuar për paqen në këto zona dhe deklaratat e Sveçlës se është i gatshëm të vazhdojë të përdorë dhunën dhe të heqë barrikadat me dhunë janë në favor të përkeqësimit të mëtejshëm të situatës. Ne do të bëjmë gjithçka që ta ruajmë paqen dhe popullin tonë nga sulmi nga Prishtina, por nëse njësitë e Kurtit tentojnë të përdorin dhunën për të hequr barrikadat, do të marrin përgjigjen e popullit serb që e meritojnë”, thuhet në deklaratën e Listës Serbe.


Lajmi kryesor:

Tensionet në veri të Kosovës, vendosen barrikada të reja në Zveçan! Lista Serbe kërcënon Kurtin e Sveçlën: Nëse hiqen me dhunë, do tregojmë forcën


  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

5 vjet nga tërmeti shkatërrimtar i 26 nëntorit me 51 viktima, Braçe: Nuk kisha parë aq shumë jetë të humbura në një agim

5 vjet nga tërmeti shkatërrimtar i 26 nëntorit me 51 viktima, Braçe: Nuk kisha parë aq shumë jetë të humbura në një agim