Kur ka kaluar një javë që prej vendosjes së barrikadave në veri të Kosovës, tensionet duket se janë shtuar. Lista Serbe i ka adresuar një mesazh në formë presioni kryeministrit të Kosovës Kurti dhe ministrit të Mbrojtjes Sveçla. Në mesazh thuhet se nëse Kosova do të heqë me dhunë barrikadat, do marrin përgjgjen që meritojnë nga populli serb.
Tensioni mes Kosovës dhe Serbisë, ka nisur që më datë 10 dhjetor, ku policia e Kosovës arrestoi ish-pjesëtarin e këtij institucioni, Dejan Pantiç, nën dyshimet se ishte përfshirë në sulmet kundër zyrtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në dhe atyre policore në Veri. Pas protestës para ambasadës së Serbisë, ata marshuan drejt kryeministrisë.
Kjo protestë vjen pas situatës së tensionuar në veri të Kosovës. Disa serbë, që nga data 10 dhjetor ngritën barrikada dhe bllokuan rrugët që të çojnë drejt pikave kufitare me Serbinë, Jarinjë dhe Bërnjak. Këto veprime i ndërmorën pasi policia e Kosovës arrestoi ish-pjesëtarin e këtij institucioni, Dejan Pantiç, nën dyshimet se ishte përfshirë në sulmet kundër zyrtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në veri të Kosovës dhe atyre policorë.
Lista Serbe ka reaguar për tensionet në veri të Kosovës dhe për deklaratat e ministrit të Brendshëm Xhelal Sveçla që tha se institucionet e Kosovës i kanë të gjitha kapacitetet për largimin e barrikadave serbe.
Ata e konsiderojnë pjesëmarrjen e Sveçlës në Bërnjak një provokim.
“Ai e di shumë mirë se nuk ka ardhur në komunat serbe në veri të Kosovës dhe as s’ka çfarë të kërkojë në rajonet tona. Theksojmë se populli serb është i përkushtuar për paqen në këto zona dhe deklaratat e Sveçlës se është i gatshëm të vazhdojë të përdorë dhunën dhe të heqë barrikadat me dhunë janë në favor të përkeqësimit të mëtejshëm të situatës. Ne do të bëjmë gjithçka që ta ruajmë paqen dhe popullin tonë nga sulmi nga Prishtina, por nëse njësitë e Kurtit tentojnë të përdorin dhunën për të hequr barrikadat, do të marrin përgjigjen e popullit serb që e meritojnë”, thuhet në deklaratën e Listës Serbe.