Tirane- Miratimi i formulës së re për shpërndarjen e mandateve i ka hapur rrugë kalkulimeve politike dhe projeksioneve të sondazhistëve.
Lufta më e madhe për të kapur një ulëse në Parlament do bëhet tek lista që do i nënshtrohet votës preferenciale. Sondazhistët parashikojnë se me formulën e re Edi Rama do kishte në dorë të çonte në Parlament 47 deputetë, ndërsa rreth 33 të tjerë do ishin prurje e qytetarëve.
Nga një sondazh që bëra në qershor në rang kombëtar, më rezulton se me këto ndryshime që u bënë në Kodin Zgjedhor vetëm Partia Socialiste do këtë garë të vërtetë për listën e hapur. Pra 47 deputetë do caktohen nga kryesia e Partisë, ata janë të vendosur, ndërsa 33 janë të përzgjedhur nga qytetarët e thjeshtë tha Eduard Zaloshnja.
Referuar shifrave, Eduard Zaloshnja është i mendimit se në Partinë Demokratike është pothuajse e pamundur të ketë garë mes kandidatëve, ndërkohë deputetët që do uleshin në Kuvend do ishin vetëm zgjedhje e Sali Berishës.
Në Partinë Demokratike me vërtetë do ketë 47 të përcaktuar nga kryesia e Partisë, por sipas sondazhit tim me zor se mund të marrë më shumë se 47 mandate, shtoi mw tej
Projeksionet nuk duken optimiste për partitë e vogla, ku nuk parashikohet të ketë garë dhe deputetët do ishin vetëm zgjedhje ekskluzive e kryetarit.
Negociatorët e PS dhe PD pranuan se në zgjedhjet e pranverës rreth 100 deputetë automatikisht do jenë zgjedhje e kryetarit dhe jo e qytetarëve./Top Channel/
S.G/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
PS abstenon e s'e çon mandatin e Xhaçkës në Kushtetuese, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
27.8%
-
Të gabuar
67%
-
Nuk e di
5.3%
Vota total: 2283
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Eduard Zaloshnja: Në prag të debatit Kamala-Trump, pothuaj milimetrike garat në 7 shtete kyçe
10 Shtator, 11:11
-
Eduard Zaloshnja: PD-ja do të marrë aq mandate sa më 1997?
8 Shtator, 17:39
-
Eduard Zaloshnja: Sa pikë mund të marrë Kombëtarja në dy ndeshjet e radhës?
7 Shtator, 14:27
-
Frrok Çupi: PD është infertile, edhe po lindi, kthehet në barkun e nënës
5 Shtator, 15:48
-
PD cakton 12 drejtuesit politikë, Kulluri në Report Tv: I njëjti ekip, rezultati nuk pritet të jetë ndryshe! Dhuli: Emrat për Gjirokastrën dhe Vlorën janë pa shpjegim
4 Shtator, 19:12
-
Sondazhi i Zaloshnjës: PS do të merrte sot 385 mijë vota më shumë se PD! Për kë votojnë emigrantët
4 Shtator, 10:43
-
Rama mbledh kabinetin qeveritar në Dajt, më shumë se 8 orë diskutime për prioritetet e qeverisjes! Fokusi tek strategjia e komunikimit për zgjedhjet e 2025
1 Shtator, 07:10
-
Eduard Zaloshnja: Opinioni i banorëve të rritur për skandalin e mbetjeve toksike
30 Gusht, 14:19
-
Zaloshnja: 1.6 milionë këtu dhe 0.6 milionë jashtë vendit, të prirur për të votuar
26 Gusht, 19:21
-
Zaloshnja: Trump mund të marrë mbi 74 milionë vota! Po Kamala, sa?
24 Gusht, 10:29
-
Eduard Zaloshnja: Gjasat për katërshen e Ligës së Kampioneve dhe Superiores
23 Gusht, 13:19
-
Eduard Zaloshnja: Policia, prokuroritë e gjykatat duhet të jenë në sintoni të plotë kundër krimit!
21 Gusht, 10:28
Pra 100 deputetë do të jenë me imunitet, kurse 40 sa për të marrë rrogën. Populli le të leh , bizneset e pushtetarëve të parat.
Përgjigju