Sekretari i përgjithshëm i PD-së Gazment Bardhi deklaroi se PS-ja është kthyer pas për të rihapur edhe njëherë marrëveshjen e 5 Qershorit. Numri dy i PD-së, e cilësoi si të papranueshme nismën për hapjen e listave dhe ndalimin e koalicioneve. Bardhi tha se i kërkoi Edi Ramës dhe pret informacion zyrtar kur do ta votojnë paktin e 5 qershorit. Ndryshe nga deklaratat e mëparshme Bardhi tha se PD-ja i qëndron marrëveshjes së Qershorit.
"Sikur jeni në dijeni prej 6 muajsh, këshilli politik ka qenë në punë të vijueshme, në 5 qershor palët nënshkruan marrëveshjen dhe ne sot i kërkuam informacion kryetarit të PS-së për angazhimin e tij për miratimin pa ndryshime të paktit në Kuvend, nuk morëm përgjigje, se kur votohet pa ndryshime. Së dyti konfirmoj se i qëndrojmë marrëveshjes së 5 qershorit, nga ajo jo të gjitha palët morën gjithcka që kërkuan, por ishte konsensuale. Sot na u konfirmua se duhet të rihapim cështje që kemi rënë dakord në 5 qershor, por nuk mund të hedhim në kosh punën 6 mujore.
Ndërkombëtarët harxhuan orë dhe ditë të tëra pune për produktin, por na u pohua nga PS-ja që të rihapë cështje me të cilat kemi rënë dakord. U rikthyem prapë te administrimi i zgjedhjeve. Kërkojmë nga palët që kanë firmosur të jenë serioz. Cështja e respektimit të marrëveshjes nuk është më e brendshme, por kusht për nisjen e bisedimeve me BE-në. Ne i qëndrojmë 5 qershorit, duhet ti qëndrojnë edhe palët e tjera. Për ne është e papranueshme që të ndryshohet.
Një parti që firmos një marrëveshje duhet ti qëndrojë. Ne nuk kemi kërkuar kohë, ne i kemi dhënë kohë kryeministrit, që të na informojë zyrtarisht se kur do të kalojë për miratim pa ndryshime kodi që ne kemi bërë. Besoj që edhe ju e dini se nuk ka ende një datë. Ndryshimet e njëanshme minojnë dakordësinë e parë" tha ai.
Lajmi kryesor:
5 orë debat pa dakordësi për listat në Këshilli Politik! Rama nuk tërhiqet, PD kundër: Kur do votohet 5 Qershori? Hajdari thirrje Bashës: Hajde vetë, mos dërgo Bardhin
/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
26 Dhjetor, 08:05
Si ka qenë për ju viti 2024?
-
I mirë
44.2%
-
I keq
22.7%
-
As i mirë as i keq
33.1%
Vota total: 1462
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Ylli Pata: Pse opozita nuk ka fituar pikë nga hetimet e SPAK?
26 Dhjetor, 19:48
-
‘Giro d’Italia 2025’ nis nga Shqipëria, jehonë në mediat e huaja
26 Dhjetor, 08:14
-
Ylli Pata: Legjendat elektoralo-amerikane të Sali Berishës
25 Dhjetor, 20:00
-
Berisha me gratë demokrate të LDG: Kjo është qeveria e Luciferit, 13 km rrugë për të vjedhur 14 herë! Ministret e Ramës pa forcë morale
25 Dhjetor, 19:13
-
Ben Andoni: PD-ja përballë protestave, por pa publikun?!
25 Dhjetor, 18:53
-
'Erdhi në jetë bebushi i parë', Rama: Krishtlindja këtë vit nisi me një mrekulli të vogël
25 Dhjetor, 12:33
-
'Gëzuar Krishtlindjet', kartolina e krerëve të shtetit, politikës e ndërkombëtarëve për të krishterët! Begaj: Të reflektojmë mbi vlerat më të larta të njerëzimit
25 Dhjetor, 08:09
-
Akuzat e opozitës për mbylljen e TikTok! Rama fiton garën me fansat, 2 milionë pëlqime! Berishën e mund edhe Arlind Qori
24 Dhjetor, 19:58
-
'Thuhet lart e poshtë ‘ai fiton, se opozita është e dobët!’ Rama 'thumbon' kritikët: Ka një arsye kryesore për fitoret e mia...!
24 Dhjetor, 19:53
-
Rama me ambasadorët: Do doja që karrigia e Federatës Ruse të mos ishte bosh, viti tjetër sjelltë paqe në Ukrainë dhe Lindjen e Mesme!
24 Dhjetor, 19:15
-
Rama në darkën me ambasadorët për festat e fundvitit: Shqipëria nuk ka plan B, vetëm anëtarësimin në BE! Presidenti i ri i SHBA-ve sjell mundësi të reja
24 Dhjetor, 18:26
-
Kryeministri Rama ndan medaljet për 188 nxënës ekselentë: Jeni heronjtë e mi, ju kam zili! Manastirliu: Kini guxim të ëndërroni
24 Dhjetor, 11:59