Listat e hapura,Balla:Jo cenim
të sistemit, Vasili:S'është tabu

Listat e hapura,Balla:Jo cenim<br />të sistemit, Vasili:S'është tabu
Partia Socialiste dhe Lëvizja Socialiste për Integrim ndajnë qëndrime të kundërta sa i takon listave të hapura në zgjedhjet parlamentare të 18 qershorit. 

Bashkëkryetari i komisionit të reformës zgjedhore, Taulant Balla u shpreh se PS është kundër çdolloj ndërhyrje në sistemin zgjedhor, përfshirë edhe për atë të listave të hapura.

 "Nuk i kemi marrë ende në shqyrtim. Por, jam kundër çdo lloj forme që ndërhyn në këtë fazë të procesit në sistemin zgjedhor. Sistemi që kemi nuk është i vjetër, kemi bërë vetëm dy palë zgjedhje. S'do pranoja ndërhyrje në sistemin zgjedhor përfshirë këtu edhe diskutimin për listat e hapura", u shpreh Balla. 

Nga ana tjetër, LSI insiston për listat e hapura, ndërsa kërkon që fjala e fundit për këtë çështje t'i lihet OSBE/ODIHR-it. 

“Çështja e listave të hapura është problem jo i ri, një qëndrim konsistent i yni për ata që kanë një memorie të vëmendshme ne e kemi kërkuar që në 2008 dhe është mbrojtur fort nga ne. Pra s’është që lind sot paraqitet dhe propozohet sot, kanë qenë raporte të vështira, kujtojmë historinë e 2008 e rimarrim që në një klimë të re më konstruktive krijonte një hapësirë të re për ta rimarrë çështjen. S’besoj të jetë tabu se s’ka të bëjë me interesin e LSI por interesin e një procesi sa më përfaqësues në këtë çështje”, u shpreh Vasili. 

Sa i takon votimit elektronik, Partia Socialiste pret përgjigjen e KQZ-së për të implementuar projektin pilot në dy qarqe. 

"Për votimin elektronik, fillimisht duhet të nisë një projekt pilot në dy qarqe. Nëse KQZ na garanton se koha është, le të na japë dakordësinë për të bërë të mundur votimin elektronik", tha Balla. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?