Bollino: Listat e hapura, logjika e SHBA rizgjon Lulin dhe Ilirin nga ëndrrat e tyre pa logjikë

Bollino: Listat e hapura, logjika e SHBA rizgjon Lulin dhe Ilirin nga ëndrrat e tyre pa logjikë

Nuk e kam zakon të vetëpëlqej gjërat që shkruaj, por ngushëllohem saherë logjika që përpiqem të ndjek në analizat e mia, gjen konfirmim edhe në logjikën e të tjerëve. Mesazhi me të cilin Departamenti Amerikan i Shtetit, përmes ambasadës së tij në Tiranë, u hapi rrugë modifikimeve kushtetuese që kuvendi do të votojë për të lejuar që vitin e ardhshëm të votohet më në fund me lista të hapura, konfirmon saktësisht atë që kisha parashikuar në një editorial bërë me 11 korrik.

Në fakt, logjika e politikës ndërkombëtare dhe e diplomacive nuk ndjek skema të spërdredhura të militantëve që propaganda e partive ushqen me pasion. Për të çmontuar këtë logjikë të së vërtetës nuk mjaftojnë ultimatumet kërcënuese të politikanëve, gënjeshtrat e analistëve dhe as të qeshurat e tyre me sarkazëm në studio televizive apo media sociale dhe akoma më pak nuk shërbejnë shpifjet dhe ofendimet të cilat përdorin kur mbarojnë çdo argument.

Ripërmbledhim atë që tha sot Departamenti Amerikan i Shtetit me mesazhin e tij në prag të 30 korrikut, pra të ndryshimeve kushtetuese mbi listat e hapura:

1) Ky parlament është plotësisht legjitim dhe është ky parlament që duhet të votojë ligje dhe nëse duhet edhe modifikime kushtetuese. I thënë me fjalët e Departamentit të Shtetit ''Parlamenti ka kompetencat dhe përgjegjësinë për të marrë në shqyrtim dhe miratuar legjislacionin''. Ilir Metës dhe Lulzim Bashës, që vazhdojnë ta quajnë parlamentin “ilegjitim” nuk do t’u pëlqejë, por ky është fakt.  

2)  Opozita ekstraparlamentare (duke nisur nga PD, LSI, PDIU etj.) në momentin që vendosi të japë dorëheqjen nga parlamenti, 17 muaj më parë, humbi rolin e vet institucional. Sipas Departamentit të Shtetit ata  ''kanë djegur pretendimet që mund të kishin për kompetenca dhe përgjegjësi në Parlament''. Kjo natyrisht nuk do të thotë se nuk duhet të konsultohen, duke përfaqësuar një pjesë të gjërë të opinionit publik shqiptar, por nuk kanë asnjë të drejtë vetoje mbi vendimet e parlamentit.  

3) Të hapësh listat dhe të ndryshosh kushtetutën siç e kërkon opozita parlamentare në dakordësi me Partinë Socialiste, nuk është një shkelje e marrëveshjes së 5 qershorit.

4) Nëse Kuvendi do të vendosë të votojë me 30 korrik ndryshimet kushtetuese për të hapur listat, është një vendim legjitim, por megjithatë ato do të plotesohen në kuadër të Këshillit Politik dhe me modifikimet e duhura të kodit zgjedhor sa i takon si aplikimit të listave të hapura, ashtu edhe koalicioneve parazgjedhore, si ka premtuar Edi Rama.

Nuk mund të kalojë pa u vënë re se në deklaratën zyrtare duke lavdëruar marrëveshjen e 5 qershorit (votuar me unanimitet nga të gjitha partitë) Ambasada amerikane nënvizon se ishte një marrëveshje transparente dhe “gjithëpërfshirëse” (“inclusiveness” në versionin anglisht), ndërsa marrëveshja që Shtetet e Bashkuara presin pas 30 korrikut në Këshillin politik mbi listat e hapura dhe koalicionet, duhet të jetë trasparent, por vetëm “përfshirës” (“inclusive” në versionin anglisht), një diferencë e evidentuar edhe në përkthimin zyrtar të Ambasadës së SHBA. Që duket se do të thotë, edhe pa uninamitet me 100% për ne është OK.

E gjithë kjo mund të zhgënjejë pritshmërinë e ekzagjeruar të Lulzim Bashës, Monika Kryemadhit dhe të Presidentit të Republikës ndaj vleresimit të komunitetit ndërkombëtar, që sipas tyre do të duhej të reagonte me grusht të hekurt kundër Edi Ramës dhe Rudina Hajdarit duke u ndjerë të tradhëtuar nga propozimet e tyre. Në realitet pjesa dërrmuese e komunitetit ndërkombëtar jo vetëm që nuk është ndjerë e tradhëtuar, por i kujtuan PD-së dhe LSI-së gabimin historik që bënë duke braktisur kuvendin. Saktësisht, siç më kishte diktuar logjika dy javë më parë.

Tani mbetet të shohim nëse retorika e opozitës jashtëparlamentare do të kthehet e do të akuzojë komplotin e “republikës së ambasadorëve” siç ka bërë për 7 vite me radhë apo nëse më në fund do ta kuptojë se ka gabuar dhe se do të përgatitet për betejën e ardhshme zgjedhore duke shpresuar që zgjedhësit t’ua falin jo vëtëm krimet që bënë kur ishin në pushtet, por edhe gënjeshtrat e thëna dhe gabimet e bëra si dhe premtimet e pambajtura që kur janë në opozitë.

xy/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Mona: 30/07/2020 11:51

    Aman vetem mos na merzitet Like Floriri se mer malet ai pastaj e mos e gjen ndonje hata e madhe!!!!!!!!!!

    Përgjigju
  • rezi: 29/07/2020 20:58

    Parashikimet e tua dalin se nuk shkruan si militant, si fevzo, bushati, e gjithë shpura e gjithollogëve, por shkruan si gazetar profesionist dhe argumenton atë që shkruan. Na duhen dhe ca të tillë, që për fat të keq kemi pak, shumë pak. Aq shumë i janë lutur opozitës së papërgjegjshme jo parlamentare, kjo mazhorannca e sotme sa edhe ne njerëzit e thjeshtë jemi mërzitur. E mgjt ata prapë kërkojnë, ata prapë duan të përkëdhelen. Urime parlamentit legjitim nesër, dhe marrtë sa më shumë vota dëshira e popullit. Deputetë, në parlament keni përgjegjësi ndaj atyre që ju kanë votuar dhe jo partive, prandaj bëni detyrën për të cilën ju paguajnë shqiptarët me taksat e tyre.

    Përgjigju
    • Jashte loje: 29/07/2020 22:05

      Qenke tamam si ajo teto Lenka, ne Berat, mos gaboj mga viti 2004, qe ne kongresin e partise tha me ze te larte e shkreta ... Amani more shoke partise ne asgje sju kerkojme, vec mos u zini ju.... keshtu qenke edhe ti moj zonje. Per ke parlament halabak e injorant flet ti moj zonje, per ke mi thua dot 20 emra te sakte, figura te kombit, profesore, inxhinjere, artikekte, juriste konstitucionaliste....a mi gjen dot se paske bere roman ne komet qenke lodhur. Ky eshte parlamenti me i turpshem ne histori, aty ke minimumi injorante e dominon pastaj llumi i krimit e bandite, bandite moj zonje qe kane trafikuar femra, e tregtuar droge...dakort. edhe ato figura te vjetra te PS qe jane me numrat e njeres dore jane karta djegura e skane asnje lloj fuqie ne kete shtet mafjoz qe jemi te denuar ti nenshtrohemi te gjithe ne, ti dhe une e shume e shume te tjere. Do zoti i madh keta amerikanet e kane serjozisht e sdo lejojne ne zgjedhjet ardhshme asnje bandit, e hajdut te konkuroje per zgjedhje, do zoti i madh e bejne kete gje, sepse sa per ty o zonje me kete logjike banditet e PS dhe PD dhe LSI etj etj na rrine edhe 30 vite ne krye.

  • Sebastian: 29/07/2020 20:22

    Departamenti Amerikan i Shtetit ka bere nje koment nse kush ushtron pushtet ligjvenes ne Shqiperi. Dhe ai eshte Kuvendi (keshtu e ka emrin kushtetues). Por kjo nuk do te thote se meqe eshte bere nje koment i tille, kjo eshte nje mbeshtetje e hapur per maxhorancen qe te ndryshoje kushtetuten. Kjo nuk do te thote se meqe ka ne kontroll Kuvendin, nje maxhorance mund te beje cte doje. Sot ajo ka qef me heq koalicionet, neser i teket te shkrije gjykaten ta zeme. Kjo eshte absurde dhe e rrezikshme. Dhe te gjithe qe i vene pas, pa dallim, sigurisht qe kane interesat e tyre, por asnje nuk ka ndonje dobi ne interes te shqiptareve. Dhe nuk ka turp me te madh dhe imoralitet kur njeose disa ambasadore dalin perdite e kakarisin pa pergjegjesi fare. Me kujtohet libri i Prof. Arben Puto per pavarsine e Shqiperise, ku sa nje konsull dilte, nje tjeter hynte... Turp tu vije me kryemutister e gazeshplare.

    Përgjigju
    • AmenaBar: 30/07/2020 01:54

      Ca turpi ke ti nga ambasadoret mo?? Hajde pra na trego si behet shteti...se iken 500 vite dhe spo e bejme vete...

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Rusia anashkalon sanksionet perëndimore, fillon përdorimin e Bitcoin në tregtinë ndërkombëtare

Rusia anashkalon sanksionet perëndimore, fillon përdorimin e Bitcoin në tregtinë ndërkombëtare