PD sqaron gjithashtu nga baza demokrate janë propozuar mbi 1 700 kandidatura për deputet përmes një procesi të hapur edhe për qytetarët, por ende lista nuk është miratuar.
26 maji është afati i fundit për PD që të dorëzojë në KQZ listën e kandidatëve për deputetë.
"PD hedh poshtë të gjitha persiatjet në media, për emrat e ministrave teknikë, dhe për emrat e kandidatëve për deputetë", thuhet në deklaratën e selisë blu.
Sa i takon ministrave teknikë, PD sqaron se do të jenë në funksion të zbatimit të marrëveshjes së 18 majit si dhe do të shërbejnë për garantimin e votës së lirë.
"Ministrat teknikë që do propozohen nga PD sipas marrëveshjes së 18 majit, do të jenë gardianë të zbatimit të marrëveshjes në funksion të garantimit të votës së lirë, përmes luftës ndaj drogës, parave të drogës, krimit, dhe moslejimin e shfrytëzimit të administratës për interesa elektorale", thuhet në deklaratën e selisë blu.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com