Tirane- Gjykata Kushtetuese rrëzoi sot kërkesën e 7 partive të vogla, kreut të demokratëve euroatlantikë, Lulzim Basha e 3 mbështetësve të tij për pezullim e e ndryshimeve në Kodin Zgjedhor të miratuara në korrik nga PD e PS.
Shtatë partitë e vogla u bënë bashkë kundër paktit PD - PS për mbylljen e listave dhe sot Gjykata Kushtetuese pati një seancë të hapur ku u dëgjuan pretendimet e 7 partive dhe përfaqësuesit ligjor të Lulzim Bashës si dhe përfaqësuesit e Kuvendit Mimoza Arbri dhe Viktor Gumi të cilët kundërshtuan pezullimin.
Ndërsa brenda 30 ditëve Gjykata Kushtetuese do të shprehet për shfuqizimin ose jo të këtyre ndryshimeve në Kodin Zgjedhor.
Kreu i LZHK-së së Dashamir Shehi, Nisma Thurrje e Adriatik Lapajt, disa parti të reja dhe Lulzim Basha u bashkuan për të kundërshtuar në Gjykatë Kushtetuese paktin e firmosur nga njerëzit e kryetarit të PS-së, Edi Rama dhe kryetarit të PD-së Sali Berisha që parashikonte që 100 deputetë të jenë emra të sigurtë në parlamentin e ardhshëm si preferencë e kryetarit e vetëm 40 deputetë të zgjedhur nga zgjedhësit.
Çfarë ndodhi në seancë në Kushtetuese?
Në seancën e sotme në Gjykatën Kushtetuese ata mbrojtën argumentin pse nuk duhej lënë në fuqi kjo marrëvveshje. Kreu i LZHK-së Dashamir Shehi e quajti ankimin në Kushtetuese të domosdoshme për demokracinë dhe të drejtat e njeriut. Ai i kërkoi anëtarëve të gjykatës Kushtetuese të shqyrtojnë a është e moralshme kjo marrëveshje PS e PD e kthyer tashmë në ligj
"Ky ligj që është sot i ka të gjithë elementet për të qenë kushtetues. Ju mund ta kaloni por dhe mund ta ndryshoni. Unë them se gjykata Kushtetuese duhet të shkojë në thelb të ligjit. Maxhorancat kanë të drejtën e vet të bëjnë ligje. Në këtë rast kemi një marrëveshjes mes dy maxhorancave, PD e PS, por gjykata Kushtetuese nuk është thjesht për të mbrojtur maxhorancën apo për ti dhënë të drejtë, por për të mbrojtur minorancën. Kështu garantohen të gjithë palët. Edhe zotërinjtë e dy palëve të maxhorancës që kanë bërë këtë marrëveshje që është kthyer me ligj të ruajnë të drejtat e veta që kanë pretenduar por dhe pjesa tjetër e shqiptarëve që mendojnë për ndryshim të kenë mundësi të marrin të drejtat e veta. Kanë bërë një gardh, kanë rrethuar kundërshtarët e vet që tia bëjnë të pamundur të konkurojnë politikisht.
Si mendoni a mund të mbushë një parti 1/3 e votave që ti burojë e drejta që të marrë një kandidat nga lista e hapur kjo është e pamundur në të gjithë territorin e Shqipërisë. A duhet patjetër që të mbash një të tretën e listës që të hyj dikush prapa që të marrë shumë më tepër vota, sesa ato kanë hyrë në listën e mbyllur është shkelje e parimit, se nuk jemi të barabartë. Janë të gjitha shanset, do i bënit një nder të madh sensit të shtetit shqiptar. Në një farë mënyrë jo se do i bënit favor disa parti të vogla,se ato hyjnë në parti të mëdhaja. Kush do të bëhet deputet do e gjejë shtegun për tu marrë vesh, sic ka ndodhur. Nëse do i kthejmë sensit të Kushtetues, jo intepretimit klasik. Të gjithë ligjet janë të kushtetueshme, por a janë të moralshme? Prandaj ju ftova të reflektonit mbi këtë koncept" tha Shehi.
Kundër kësaj marrëveshje ishte dhe Endri Shabani.
“Ka 3 pabarazi, pabarazi mes subjekteve zgjedhore, pabarazi mes kandidatëve të së njëstës parti dhe pabarazia e votës, Këtu partia ka vetëm mundësi të zgjedhë kush do të diskriminohet por nuk ka mundësi të rregullojë këtë diskriminim që është prodhuar nga ligji” tha Endri Shabani
Ndërkohë disa nga partitë e vogla, hoqën dorë që në fillim të seancës nga kërkesa për pezullimin e zbatimit të neneve 67 dhe 163 të ligjit nr. 10019, datë 29.12.2008 “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar me nenet 5 dhe 9 të ligjit nr. 81/2024.
Pasi dëgjoi palët Gjykata Kushtetuese doli me vendimin për të rrëzuar kërkesën për pezullim ndërsa brenda 30 ditësh do të shprehet me vendim.
Kodi i ri zgjedhor listat e hapura dhe të mbyllura
Partia Demokratike dhe Partia Socialiste shfrytëzuan seancën e fundit parlamentare, të 26 korrikut 2024 për të miratuar me 106 vota pro ndryshimet në Kodin Zgjedhor për listat, votën e diasporës dhe heqjen e pragut kombëtar për kandidatët e pavarur, ndryshime që erdhën pas një pakti të beftë mes tyre. Këto ndryshime sanksionuan dhe një formulë të re se si përzgjidhen kandidatët për deputet.
Marrëveshja e shpejtë mes njerëzve të Ramës dhe atyre të Berishës përcaktoi që do të ekzistojnë 2 lista me kandidatë për deputetë. 1/3 do të jetë në listë të mbyllur, që i zgjedh partia dhe 2/3 janë në listë të hapur, ku zgjedh qytetari se kë dërgon në parlament, pasi më parë mandatet u janë shpërndarë të përcaktuarve nga kryetarët.
Nga analiza ka rezultuar se zbatimi i kësaj formule, në fakt, lë më të fuqishëm liderët e partive, teksa nga një përllogaritje e thjeshte bazuar në rezultatet e zgjedhjeve të kaluara, rezultonte se përmes listës së mbyllur zgjidhen rreth 100 deputetë, ndërsa votuesve i ngel të plotësojë afro 40 karrige. Ndryshimet në Kodin Zgjedhor hynë në fuqi në 15 gusht 2024.
Lëvizja për Zhvillim Kombëtar
Nisma Thurje
Aleanca Demokracia e Re
Partia Lëvizja Demokratike për Ndryshim
Partia Kombëtare konservatore Albania
Partia Bashkimi Demokristian Shqiptar
Partia Ora e Shqipërisë
Organizata Shqipëria Bëhet
Lulzim Basha, Oriola Pampuri, Merita Bakiu, Gëzim Ademaj - i përfaqësuar nga Jordan Daci.
Objekti i shqyrtimit në Gjykatë: Shfuqizimi i nenit 67 të ligjit nr.10019, datë 29.12.2008 “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë”, ndryshuar me nenin 5 të ligjit nr.81/2024, si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë. Pezullimin e zbatimit të germës “a” dhe “b” të pikës 1 dhe fjalisë së fundit të pikës 2 të nenit 67 të ligjit nr. 10019, datë 29.12.2008 “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë, ndryshuar me nenin 5 të ligjit nr. 81/2024.”.
Po sa te medhenj ju si gazete pordhe: titulli thote qe gjykata e refuzon nderkohe qenposhte shkruani merr vendim gjykata per 30 dite!! Hajde hajdee!! Gazete leshi qe ituote gjykates cfare te beje!!!????????????????
PërgjigjuNuk e kuptoj nqs lista e mbullur ka 30 deputet , ne fund fiton 30 deputet sa shkojne ne parlament 30% i 30 deputeteve te fituar ose 9 deputet mga lista e mbyllur dhe 21 nga jo lista e mbyllur se pi shkuan 30 deputeter e listes se mbyllur i be qe listat jane te mbyllura kot votohet per te tjeret.
Bravo.
Përgjigju