Listat e zgjedhësve përplasin
Ferdiand Ponin me PS

Listat e zgjedhësve përplasin<br />Ferdiand Ponin me PS
TIRANE - Listat parprake të zgjedhësve duket se janë shkaku kryesor i përplasjes së ekspertëve ligjor të PS me Ministrinë e Brendshme, kjo pas raporteve të auditëve teknicione për gjetjet e tyre për rastet e dyshuara si të dubluara.

Kur edhe pak ditë nga shpallja zyrtare e listave përfundimtare të votuesve që do të marrin pjesë në zgjedhjet e 23 qershorit, Ministria e Brendshme vijon që të përplaset me të dhënat që evidentojnë auditët teknicienë të zgjedhur nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Vetëm pak ditë më parë gjetjet e auditit teknicien, Dashamir Çali do të ishin pikërisht 33 mijë raste të dyshuara si të dubluara, zv.ministri i Brendshëm, Ferdinand Poni i justifikon kwto me rastin e regjistrimit në listat e zgjedhësve të binjakëve.

“Përsa i përket dublimeve më rezultojnë se janë 33 688 raste që janë me relativitet të lartë të dyshuar si të dubluar. 504 qendra votimi që janë jashtë kritereve janë zgjedhës pa adresë. Edhe në rastet kur janë pastruar dublimet numri personal i shtetasve është i ndryshëm.

Pasjisja me kartë identiteti, ka zgjedhës me dy karta në dorë, një me mbiemrin e vajzërisë dhe një me mbiemrin e burrit. Duhet të shikohet numri i tyre”, raportoi Dashamir Çali në raportin e tij në KQZ. Ndërkohë që sipas Ponit, binjakët ngatarrojnë listën e zgjedhësve.

“Shumica e këtyre të ngelurëve janë binjakë që kanë vazhduar të vijnë konfirmimet. Ne do të shkojmë shumë afër zeros për të mos thënë tek zero absolute. Shumica e informacioneve për personat që kanë ngelur të dubluar janë konfirmime që na vijnë nga zyrat e gjendjes civile që janë binjakë.

Sepse nëse u përputhet emri i babait, i nënës dhe ditëlindja, ne e quajmë dublim pavarësisht se e kanë emrin e ndryshëm", deklaroi Poni. Por edhe në rastet e mëparshme për Ministrinë e Brendhsme përplasjet me auditët e zgjedhur nga KQZ kanë qenë kryesisht me emrat e personave që kanë qenë të regjistruar pa adresë banimi.

Për zv.ministrin Poni, Ministria e Brendshme do të bëjë të pamundurën që deri në afatin përfundimtar të shpalljes së listave, të reduktohen deri në eleminim rastet e duyshuara si të dubluara. Poni paralajmëron penalizim nëse nuk do të respektohet kodi për numrin e zgjedhësve në qendra votimi.

"Të respektojnë rigorozisht, pa asnjë cedim, Kodin Zgjedhor lidhur me numrin e njerëzve. Nganjëherë bëjnë kalime siç ishte rasti i Pezës, ku 4 qendra votimi ishin mbi 700 mijë, pakujdesi fatale. Me sa di unë Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile do të procedojë më masa ndëshkimore ndaj punonjësve, pse jo dhe ndaj zgjedhësve që janë të pakujdesshme", u shpreh Poni.

AFATET

Do të jetë pikërisht data 9 maj kur Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile në Ministrinë e Brendshme do të publokojë listat përfundimtare për zgjedhjet e 23 qershorit. Brenda këtij afati pritet që dy auditët teknicienë të dorëzojnë pranë KQZ edhe raportin e tyre përfundimtar.

Ndërkohë që për partitë janë ende dhe pak ditë në dizpozicion për regjistrimin e emrave kandidatë për deputetë në zgjedhjet që do të mbahen në 23 qershor.

Ndërkohë që numri i zgjedhësve në qendra votimi është përcaktuar në Kod, ku qendra duhet të kenë nga 200 deri në 1000 zgjedhës, ndërsa në Tiranë deri në 700. Deri tani 10 qendra votimi, prej të cilave 4 në njësinë bashkiake 5 rezultojnë se nuk e kanë zbatuar ligjin.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 28.04.2013

Redaksi Online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Media britanike ‘Daily Mail’: Mirë se vini në Rivierën Shqiptare, destinacioni i ri i pushimeve me ujëra bruz dhe plazhe të pacenuara

Media britanike ‘Daily Mail’: Mirë se vini në Rivierën Shqiptare, destinacioni i ri i pushimeve me ujëra bruz dhe plazhe të pacenuara