Listat, Ekspertët: Ka pak juristë
e ekonomistë, kush do i bëjë ligjet
Listat e kandidateve për deputet si nga PD ashtu dhe nga PS e LSI paraqesin një sërë problematikash , duke nisur nga përzgjedhja e kandidatëve ,përfshirja e biznesmenëve, përfaqësimi i ulët i femrave. (Foto: Juristja Blerta Kraja)
TIRANE- Listat e kandidateve për deputet si nga PD ashtu dhe nga PS e LSI paraqesin një sërë problematikash , duke nisur nga përzgjedhja e kandidatëve ,përfshirja e biznesmenëve, përfaqësimi i ulët i femrave. Juristia Blerta Kraja në një intervistë për A1 REPORT është shprehur se ajo çka bie më shumë në sy në këto lista është numri i ulët i juristëve dhe ekonomistëve që për përberjen e kuvendit kanë një rëndesi të vecantë.
“Nuk kemi arritur të përfshijmë në to figura të spikatura të mendimit juridik, ekonomik. Në fund të fundit për çfarë po votojmë? Të zgjedhim deputetët e Kuvendit të Shqipërisë, i cili ka detyrë funksionale të hartojë ligje, por nëse nuk ka jurist apo ekonomistë të mirë që mund të na propozojnë ligjet kush do na i bëjë ligjet?
Individët që vihen atje, a kanë lidhje me ligjin apo janë kithët në lidhje me ligjin një pjesë e tyre?”- ngre pyetjen juristja.
Një tjetër problem sipas Krajës është edhe katapultimi i disa biznesmenve ne politikë pasi mund të rrisin korrupsionin në kohën që ata vijnë në pushtet.
“Korrupsioni lind që me lista. Nëse ne katapultojmë individë që thjesht hedhin para ata persona do duan t’i nxjerrin ato para për të hyrë në politikë. Legjislatori në Kodin Zgjedhor është treguar i kujdesshëm dhe evidenton shumën sa mund të financohet për zgjedhje.”- sqaron ajo.
Po ashtu edhe numri i ulët i përfaqësimit të femrave është një nga mangësitë e evidentuara në lista. Vetëm një ditë me parë
KQZ gjobiti PS, PD e LSI për mosrespektim të kuotës prej 30 përqind të përfaqësimit të femrave në parlament.
(Foto: Juristja Blerta Kraja)(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
75.8%
-
Jo
20.5%
-
Nuk e di
3.7%
Vota total: 3012
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Nesër hapi i parë i procesit historik, diaspora nis regjistrimin për zgjedhjet e 11 majit! Çfarë duhet të dinë emigrantët
10 Janar, 15:38
-
Dështojnë negociatat! PD bllokon votimin elektronik në qarqe, do testohen vetëm në disa qendra në Tiranë
10 Janar, 15:33
-
Zgjedhjet e 11 majit, Rama mbledh drejtuesit politikë në PS! Fokusi te vota e diasporës
9 Janar, 16:53
-
KQZ 'kënaq' PD e PS, diaspora do të sqarohet me SMS për gabimet në regjistrim, mund të riaplikojnë
9 Janar, 15:51
-
Diaspora voton! Të shtunën hapet regjistrimi për emigrantët, në KQZ partitë ende debat të ‘ndezur’
8 Janar, 16:13
-
Vota e diasporës kërkon ndërhyrje në Kod Zgjedhor, PS-PD drejt negociatave! Duhen afate të reja, mazhoranca gati 'të lëshojë' numërimin në KQZ
7 Janar, 19:04
-
Eduard Zaloshnja: 3.73 milionë shtetas në moshë për votim dhe 900 mijë fëmijë e adoleshentë
7 Janar, 12:15
-
Zgjedhjet/ Nga 11 janari, qeveria e bashkitë ‘kyçen’ për fushatë, ndalohen legalizimet e bonuset! KQZ skuadër për monitorimin e politikanëve në internet
6 Janar, 16:25
-
Zgjedhjet 2025/ Taulant Balla thirrje diasporës të regjistrohet prej 11 janarit: Fleta e votimit pas plotësimit duhet nisur për në Shqipëri
5 Janar, 16:46
-
KQZ testim teknik Platformës Elektronike të Regjistrimit në prani të Shoqërisë Civile
3 Janar, 18:32
-
Speciale/ Zgjedhjet 2025, ja si do regjistrohet një emigrant për të votuar! Celibashi për Report Tv: Qeveria 5 mln euro për të paguar postën, por duhet ndryshuar Kodi
2 Janar, 11:40
-
Celibashi uron vitin e ri 2025: Ftesë të gjithë emigrantëve të regjistrohen nga 11 janari për zgjedhjet parlamentare
1 Janar, 18:44