TIRANË – Deputeti Damian Gjiknuri nga selia e PS-së tha sot se realiteti me listat e zgjedhëve, që paraqiti dje zv.ministri i Brendshëm Poni, tregon dështimin e procesit të përgatisjes së listave të zgjedhjeve.
"Dje dëgjuam ekspozenë e statistikave të listës zgjedhore të Ministrisë së Brendshme nëpërmjet gojës së Zv/ministrit Ferdinand Poni", - tha Gjiknuri.-" Për vërtetësinë finale të tyre, ne do të presim raportin e auditit të
KQZ, i cili pritet të dalë këto ditë, por nuk mund të lëmë pa përmendur disa çështje serioze të njohura publikisht që fatkeqësisht nuk i dëgjuam në sqarimin e zotit Poni.
Së pari, asnjë sqarim nuk dëgjuam në lidhje me punën që ka bërë Ministria e Brendshme në lidhje me 65 mijë të dhëna të dyshuara si të dubluara, të konstatuara nga auiditi i KQZ dhe të përcjella zyrtarisht Ministrisë së Brendshme;
së dyti, me shqetësim konstatojmë se njoftimi i zgjedhësve për qendrën e votimit, një detyrim i Kodit Zgjedhor, nuk është zbatuar megjithëse sipas ligjit kjo gjë duhet të ishte kryer tashmë. Përgjegjësia për këtë bie mbi qeverinë dhe konkretisht Ministrinë e Zotit Poni, pasi ndryshimet në programin kompjuterik të Gjendjes Civile nuk e mundësojnë këtë funksion për njësite vendore dhe asnjë fond nuk i është vënë në dispozicion njësive të pushtetit vendor për këtë pushtet të deleguar nga qeveria qendrore;
së treti numri i zgjedhësve pa adrese të saktë zgjedhore është afërsisht gjysmë milion duke shkelur haptazi rekomandimin e ODHIR pas zgjedhjeve të vitit 2011 që u kërkon autoriteteve shqiptare “të rrisin transparencën dhe saktësinë e listave të zgjedhësve".
"Partia Socialiste dhe auditi i propozuar nga opozita në KQZ, po e monitoron nga afër të gjithë procesin e përgatitjes së listës zgjedhore si një nga proceset më të rëndësishme dhe të diskutueshme në të kaluarën. U bëjmë apel të gjithë qytetarëve", - përfundoi Gjiknuri,-"që për çdo problem të drejtohen në zyrat e PS-së, pasi PS-ja ka ngritur strukura në nivel qëndror dhe lokal për verifikimin e tyre. Refuzimi i transparencës dhe mosreagimi me të metat serioze të paraqitura nga ne, hedhin hije të forta dyshimi në vullnetin e qeverisë dhe përmbushjen e këtij detyrimi".
Kësaj radhe", - tha ai - "s'do të lejojmë manovër ilegale që të tjetërsojë vullnetin popullor në zgjedhjet e 23 qershorit".
Redaksia online(ar.sh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
8 Janar, 21:20
Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?
-
E drejtë
43.2%
-
Gafë
51.9%
-
Nuk e di
4.9%
Vota total: 5207
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
KQZ 'kënaq' PD e PS, diaspora do të sqarohet me SMS për gabimet në regjistrim, mund të riaplikojnë
9 Janar, 15:51
-
Diaspora voton! Të shtunën hapet regjistrimi për emigrantët, në KQZ partitë ende debat të ‘ndezur’
8 Janar, 16:13
-
Vota e diasporës kërkon ndërhyrje në Kod Zgjedhor, PS-PD drejt negociatave! Duhen afate të reja, mazhoranca gati 'të lëshojë' numërimin në KQZ
7 Janar, 19:04
-
Eduard Zaloshnja: 3.73 milionë shtetas në moshë për votim dhe 900 mijë fëmijë e adoleshentë
7 Janar, 12:15
-
Zgjedhjet/ Nga 11 janari, qeveria e bashkitë ‘kyçen’ për fushatë, ndalohen legalizimet e bonuset! KQZ skuadër për monitorimin e politikanëve në internet
6 Janar, 16:25
-
Zgjedhjet 2025/ Taulant Balla thirrje diasporës të regjistrohet prej 11 janarit: Fleta e votimit pas plotësimit duhet nisur për në Shqipëri
5 Janar, 16:46
-
KQZ testim teknik Platformës Elektronike të Regjistrimit në prani të Shoqërisë Civile
3 Janar, 18:32
-
Speciale/ Zgjedhjet 2025, ja si do regjistrohet një emigrant për të votuar! Celibashi për Report Tv: Qeveria 5 mln euro për të paguar postën, por duhet ndryshuar Kodi
2 Janar, 11:40
-
Celibashi uron vitin e ri 2025: Ftesë të gjithë emigrantëve të regjistrohen nga 11 janari për zgjedhjet parlamentare
1 Janar, 18:44
-
Zgjedhjet e 11 majit/ Dokumentet e skaduara rrezikojnë votën e diasporës, Haçkaj: Qeveria të shtyjë vlefshmërinë
1 Janar, 12:26
-
Debatet, partitë duan të numërojnë votën e diasporës! PD kundër Celibashit: S’mund të shpikni proces të ri! PS rezerva: Vëzhgues apo anëtarë?
30 Dhjetor 2024, 16:56
-
Zgjedhjet 2025/ KQZ teston 'PER', platformën për votuesit jashtë Shqipërisë! Celibashi: Llogarinë mund ta krijojë kushdo, nëse përmbushen kushtet regjistrohesh si zgjedhës
27 Dhjetor 2024, 08:55