Sot në mbrëmje skadon afati për regjistrimin dhe në rast se situata nuk ndryshon, atëherë në zgjedhjet e përgjithshme do të marrin pjesë vetëm 50 parti, të cilat e kaluan "provimin" e verifikimit të listave nga KQZ që me 11 maj.
Në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve brenda afatit të përcaktuar në nenin 67, pika 1 dhe 2 kanë depozituar lista shumëemërore gjithsej 66 parti. Nga këto, 62 parti janë pjesëtare të Koalicioneve Zgjedhore dhe 4 parti janë parti, të cilat do të kandidojnë më vete.
KQZ në mbështetje të nenit 73 të Kodit Zgjedhor verifikoi dokumentacionin e kandidimit për të gjitha partitë që kanë depozituar lista shumemërore. Në datën 11 Maj, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve përfundoi verfikimin paraprak të listave shumëemerore dhe rezulton se nga 66 parti politike, që kanë depozituar lista shumemërore, për 50 prej tyre KQZ ka vendosur miratimin e listave shumëemërore, ndërkohë për 16 prej tyre KQZ ka vendosur kthimin për plotësim të dokumentacionit të depozituar.
Në mbështetje të nenit 73 të Kodit Zgjedhor afati përfundimtar për ridepozitimin e dokumentacionit të korrigjuar përfundon më datë 12.05.2013. Nisur nga fakti se data 12 është ditë e diel, afati i fundit për ridepozitimin e dokumentacionin e korrigjuar është data 13 Maj pra dita e sotme.
Listat shumëemërore e të cilave është miratuar
Koalicioni "Aleanca për Punësim Mirëqenie dhe Integrim" me shkronja nistore (APMI)
Partia Demokratike PD Sali Berisha
Partia Republikane Shqiptare PR Fatmir Mediu
Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet P.D.I.U Shpetim Idrizi
Levizja per Zhvillim Kombetar LZHK Dashamir Shehi
Partia Agrare Ambjentaliste e Shqiperise P.A.A. Lufter Xhuveli
Partia Levizja e Legalitetit PLL Ekrem Spahiu
Partia Balli Kombetar P.B.K Adriatik Alimadhi
Partia Bashkimi Liberal Demokrat BLD Arjan Starova
Partia Aleanca Demokratike Shqiptare AD Arben Demeti
Partia Balli Kombetar Demokrat PBKD Artur Roshi
Partia Demokristiane e Shqiperise PDK Nard Ndoka
Partia e të Drejtave të Mohuara e Re P.D.M.-e Re Fatmir Hoxha
Partia Ora e Shqiperise P.O.SH Zef Shtjefni
Partia Bashkimi Demokrat Shqiptar PBD Ylber Valteri
Partia Aleanca e Maqedonasve per Integrim Europian A.M.I.E Edmond Themelko
Partia Emigracionit Shqiptar PESH Kostaq Papa
Partia Lëvizja Shqipëria e Re PLSHR Edmond Vlashaj
Partia e te Drejtave te Mohuara P.D.M. Ilir Vata
Partia Aleanca per Demokraci dhe Solidaritet ADS Gaqo Apostoli
Partia Rruga e Vërtetë Shqiptare P.R.V.SH. Muharrem Doda
Partia Demokracia e Re Europiane P.D.R.E Koci Tahiri
Koalicioni "Aleanca për Shqipërinë Europiane me shkronja nistore (ASHE)
Partia Socialiste e Shqiperise PS Edi Rama
Aleanca për Barazi dhe Drejtësi Europiane ABDE Valentino Mustaka
Partia Ambjentaliste PA Nasi Bozheku
Partia Bashkimi Republikan Shqiptar PBR Zane Llazi
Partia Demokrate për Integrim e Prosperitet P.D.I.P Halim Seitaj
Partia e Çështjeve Shqiptare P.Ç.SH Bujar Shurdhi
Partia e Punës e Shqipërisë P.P.Sh Muharrem Xhafa
Partia e Reformave Demokratike Shqiptare P.R.D.Sh Skender Halili
Partia Unitetit Kombetar PUK Idajet Beqiri
Partia G 99 G 99 Ervin Mete
Partia Komuniste e Shqipërisë 8 Nëntori PKSH- 8 Nëntori Preng Çuni
Partia Kristian Demokrate e Shqipërisë PKDSH Dhimiter Muslia
Partia për Mbrojtjen e të Drejtave të Emigrantëve P.M.D.E Ymer Kurti
Partia Personat me Aftësi të Kufizuar PPAK Afrim Jeshili
Partia Rruga e Lirisë PRRL Kurt Kola
Partia Shqiptare Atdheu PSHA Kreshnik Osmani
Partia Socialiste e Moderuar PSM Gjergj Koja
Partia Socialiste e Vertete 91 PSV 91 Petro Koci
Partia Toleranca e Re e Shqipërisë P.T.R. e e Shqipërisë Avdi Keci
Partia Lëvizja Punëtore Shqiptare P.L.P.SH Shefqet Musaraj
Partia Lëvizja Socialiste për Integrim LSI Ilir Meta
Partia Bashkimi per te Drejtate Njeriut PBDNJ Vangjel Dule
Partia Demokracia Sociale P.D.S Paskal Milo
Partia Social Demokrate PSD Skender Gjinushi
Partia Aleanca Demokristiane e Shqiperise ADK Zef Bushati
Partia Aleanca Popullore AP Artur Dojaka
Partia e Punes e Shqiperise e Riorganizuar P.P.SH.R kerkon te jene PPR Marko Dajti
PARTITE JASHTE KOALICIONEVE
Aleanca Kuq e Zi AK Kreshnik Spahiu
Fryma e Re Demokratike FRD Bamir Topi
Partia Lidhja per Drejtesi e Progres LDP Elmaz Sherifi
Partite e kthyera per plotesim dokumentacioni
Partia Ardhmërija Shqiptare PASH Emin Subashi
Aleanca Arbnore Kombetare AAK Gjet Ndoj
Partia Popullore Kristian Demokrate PPKD Pal Shkambi
Partia Lidhja Demokristiane e Shqiperise L.D.K Nikoll Lesi
Partia Minoriteti Etnik Grek per te Ardhmen M.E.G.A Kristo Kiço Miratuar Partia Konservatore Kons Armando Ruco
Partia Bashkimi Popullor I Pensionisteve Shqiptar PBPPSH Selami Jenisheri
Partia e Gjelber, P.GJ Edlir Petanaj
Partia Komuniste e Shqipërisë PKSH Qemal Cicollari
Partia Levizja Demokratike per Ndryshim P.L.D.N Nikolin Staka
Partia Lëvizja për Drejtësi e Shqiptarëve LDSH Astrit Kosturi
Partia Mendimi I Djathte Liberal MDL Laurete Mici
Partia Socialpuntore Shqiptare PSP Ramadan Ndreka
Partia Ligj dhe Drejtësi PLiDr Spartak Ngjela
Partia Pajtimit Kombëtar P.P.K. Spartak Dobi
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)