Eksperti i çështjeve të sigurisë, Lavdrim Lita i ftuar në Report Tv ka komentuar rolin e Shqipërisë në mbështetjen e Ukrainës dhe deklaratat e Zelenskyt për bashkëprodhim municionesh me vendet e Ballkanit Perëndimor.
I ftuar në emisionin ‘Studio Live’ me gazetarin Arbër Hitaj, Lita thotë se Shqipëria ka luajtur një rol thelbësor në mbështetjen e Ukrainës në Këshillin e Sigurimit në OKB.
Lita thotë se Shqipëria mund të mund të dhurojmë municione për kallashnikov AK 47 dhe mortaja për Ukrainën, që i ka që prej kohës së komunizmit.
“Shqipëria ka luajtur rol domethënës në faktorin ndërkombëtar, se e ka mbështetur në OKB dhe sigurisht me armatime modeste. Ne kemi vetëm dy mundësi për të ndihmuar ukrainasit, nga pikëpamja diplomatike dhe nga pikëpamja ushtarake, është e kufizuar, se mund të dhurojmë municione për kallashnikov AK 47 dhe mortaja, që i kemi në dispozicion nga rezervat që kemi pas gjatë kohës së komunizmit . Në fron e Ukrainës shumë ushtarë përdorin kallashnikovin dhe ju nevojiten këto municione që janë në distancë. Pjesën e luanit dhe armët e sofistikuara i marrin nga SHBA e Gjermani”, tha Lita.
Ndërkohë, Lita shton se Shqipëria me pak investime mund të ringjallë industrinë për prodhuar kalibra municionesh të nevojshme për frontin e luftës.
“Ne kemi pasur industri modeste që me pak investime mund ta rifusim në punë për të prodhuar ato kalibra municionesh të nevojshme për frontin e luftës. Shqipëria nuk mund ta përcaktojë fatin e luftës në Ukrainë”, tha ai.