Lita s'tërhiqet: Kryetar jam unë! Ruçi mos fusë hundët në punët e grupit tonë për të mbrojtur Rudina Hajdarin

TIRANE-Korab Lita, i vetëshpallur në krye të grupit Demokrat i ka bërë thirrje kryetarit të Kuvendit Gramoz Ruçi që të mos fusë hundët në punët e këtij grupi për të mbajtur Rudina Hajdarin drejtuese. Ai tha se do të vendosin deputetët e këtij grupi për 5 emrat e rinj që kanë shprehur dëshirën për t'u bashkuar me grupin Demokrat. Gjithashtu gjatë fjalës së tij, ai i tërhoqi vëmendjen Rudina Hajdarit.

"Bazuar në njoftimet në media dhe informacionet nga Kuvendi, disa deputetë kanë shprehur dëshirën të na bashkohen, jam në pritje të shkresave të tyre. Shpreh mirënjohjen deputetëve që duan të na bashkohen. Grupi jonë ka pasur edhe raste pranimi edhe raste si ai i Andi Përmetit, që është rrëzuar kërkesa për pranimin e tij në grupin parlamentar.

Asnjë deputet nuk mund ti bashkohet grupit, se do Gramoz Ruçi të mbajë Rudina Hajdarin në krye të grupit, i bëjmë thirrje të mos fusë hundët, atë nuk e vendos ai, por rregullorja jonë dhe deputetë. Grupi dhe unë si kryetar i shprehim mbështetjen për Rudina Hajdarin si bashkë-kryetare e reformës zgjedhore, pasi është kauza jonë kryesore. I tërheqim vëmendjen se aty është si përfaqësuese e opozitës parlamentare dhe jo përfaqësuese 'ad hoc' e Gramoz Ruçit" tha ai.

Por përse jemi në këtë situatë? Në datë 11 tetor 7 deputetë të këtij grupi parlamentar në një mbledhje të fshehtë vendosën që të shkarkonin Rudina Hajdarin nga drejtimi i grupit duke iu drejtuar Kuvendit me shkresën që e vendosnin në dijeni për ndryshimin e kryetarit. Por disa orë më pas disa nga deputetët e këtij grupi u tërhoqën nga firma duke u përçarë. Njëra prej tyre ishte Fatjona Dhimitri, por edhe Halit Valteri që iu drejtuan kryetarit të Kuvendit duke e vendosur në dijeni për tërheqjen nga firma. Rudina Hajdari akuzonte Korab Litën se ushtroi presion deputetëve për të firmosur që të bëhej kryetar grupi.

I vendosur përballë kësaj situate me disa shkresa përballë, kryetari i kuvendit Gramoz Ruçi u shpreh të enjten e kaluar në përfundim të seancës plenare teksa po votohej rendi i ditës, se grupi demokrat duhet të unifikonte qëndrimin, pasi kanë shprehur dëshirën për t'u bashkuar me këtë grup edhe pesë deputetë të rinj. Vendimi i Ruçit u prit me duartrokitje nga Rudina Hajdari dhe disa prej deputetëve. Me pjesëmarrjen e 5 deputetëve të rinj në këtë grup dhe tërheqjen e atyre që firmosën duket se Hajdari që akuzoi Lulzim Bashën për puç, tashmë forcoi pozitat për të blinduar postin e kryetares së grupit, por Korab Lita u shpreh sot se është ai kryetari duke akuzuar Ruçin.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • ZARI SALHE KRIMINELIT: 24/10/2019 13:27

    O korab suma kur je dhe ti politikan mos ngelt njeri në Ruzullin Toksor pa u bër politikan o korabi MJERAN.

    Përgjigju
  • Beni: 24/10/2019 11:53

    Po mire e ka ,na hutoi hajdari kryetare ne te gjitha pozicionet,

    Përgjigju
  • epopeja e ballit: 24/10/2019 11:36

    nje nga zagaret e salukut

    Përgjigju
  • Xxx: 24/10/2019 09:58

    Ceshte ky karagjos legen qe kujton se u be dikushi dhe kendin si gjeli ne maje te plehut. Njeres injorante qe lulush idioti i futi ne liste.....

    Përgjigju
  • Tutu: 24/10/2019 09:47

    Portret tipik i katundarit edrpzes .... dhe tiparet si ka prej njeriu...

    Përgjigju
    • Prova: 24/10/2019 10:30

      Po ca katundari. Spiuni edepsez...qe don post vetem me vjedh.

  • Ali Pazari: 24/10/2019 09:42

    Nuk ke faj ti mer Bab...vjen nga Bushtrica ne Laknas..vjedh token e tjeterkuj...bohesh nkryetat bashkije ne Kamez me ate "Profin" malok qe i binte daulles...tashti te vjen rasti me u bo ene mender deputet si qen stoni..

    Përgjigju
    • lali: 25/10/2019 13:14

      ku eshte parlamenti dhe gjithe kusuri per popullin e varfer qe ne vende te presim shtet te drejte e te forte shohim qarte dhe haptas keta qe kemi 22 vjet qe ti shikojm ne burge mirpo korabi dhe shabani dalin konkurenc per te ndershem. .ky eshte parlamenti shqiptare

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja