Superliga shqiptare ka mbyllur dy ndeshjet e para të javës së shtatë, që morën start në 15:00 këtë të premte. Në "Selman Stërmasi", Tirana dhe Laçi kanë barazuar 3-3 në një ndeshje që dhuroi emocione, përmbysje dhe gola spektakolarë. Tripleta e Xhixhës nuk vlejti për skuadrën e Shehit, që u dorëzua në fund nga një gol fantastik nga 35 metra i Mazrekaj.
Kosovari i kurbinasve kaloi Laçin në avantazh pas 22 minutave, ndërsa Xhixha pas 60 sekondave vendosi ekuilibrat dhe më pas në të 37 shënoi golin e dytë. Në 45 minutat e dyta Xhixha gjeti epërsinë për Tiranën, për t'u barzuar më pas nga Mazrekaj në fundin e ndeshjes (89').
Pas pesë humbjeve radhazi, Laçi del nga "tuneli" dhe merr një pikë me kampionët në fuqi, duke shkuar në kuotën e 4 të tillave për vendin e parafundit. Ndërkohë Tirana me 12 pikë merr kreun, duke pasur pikë të barabarta me Erzenin dhe Partizanin. Demat kanë një ndeshje më pak, kundër Vllaznisë sot në 17:45 në "Loro Boriçi". Në ndeshjen tjetër të orës 15:00, Erzeni dhe Egnatia barazuan 0-0 në "Niko Dovana".
VIDEO:
15:00 / Tirana 3-3 Laçi (Xhixha 23', 37', 74' / Mazrekaj 21', 87', Borysiuk 63')
87' Mazrekaj barazon shifrat në 3-3. Krosimi - gjuajtje nga 35 metra nuk devijohet nga askush, duke përfunduar në rrjetën e Bekaj.
74' Xhixha nuk ndalet, shënon të tretin te Tirana. Tripletë nga sulmuesi.
63' Borysiuk vendos barazimin nga pika e bardhë e penalltisë.
37' Xhixha nga jashtë zone përmbys Laçin, 2-1 ndeshja.
23' Xhixha vendos ekuilibrat pas një aksioni të bukur.
21' Mazrekaj kalon në avantazh miqtë.
S.Dh/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
28 Shkurt, 17:02
Si e vlerësoni sulmin e SHBA dhe Izraelit ndaj Iranit?
-
I drejtë
46.5%
-
I gabuar
40.9%
-
Jam i/e dyzuar
12.7%
Vota total: 648
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Debuton në 'Klasike' kundër Vllaznisë, Orges Shehi: Trajnerët duan gjashtë muaj kohë, Tirana fiton në Shkodër dhe del nga kriza
26 Shkurt, 15:05
-
Ndeshja kundër Tiranës, Qato dhe Kastrati 'ndezin' sfidën Klasike: Shehi ka bërë historinë, por tri pikët qëndrojnë në Shkodër
26 Shkurt, 12:18
-
KF Tirana i besoi trajnerit të fundit që i solli trofe, Orges Shehi statistika fantastike për mbijetesën! Kontrata e durrsakut me bardheblutë
24 Shkurt, 11:57
-
Zyrtare/ KF Tirana shkarkon trajnerin Ardian Nuhiu, largimi i tretë për këtë sezon! E zëvendëson Orges Shehi
23 Shkurt, 19:21
-
Disfata me Teutën i kushton shtrenjtë Ardian Nuhiut, pritet shkarkimi i trajnerit nga Tirana
23 Shkurt, 11:40
-
Superliga/ Flamurtari në krizë totale, Partizani e përmbys 1-2 në Vlorë! Trajneri Moriero përfundon në spital
23 Shkurt, 11:14
-
Superliga/ Mjafton një penallti e dhënë me VAR, Teuta fiton 0-1 në ‘Selman Stërmasi’ kundër Tiranës! Bardheblutë mbeten në zonën e ftohtë
22 Shkurt, 16:17
-
Superliga/ Vllaznia nuk pësonte humbje prej 9 ndeshjesh, Bylisi fiton 2-1 kundër shkodranëve! AF Elbasani mposht Vorën dhe ndjek kryesuesit
21 Shkurt, 15:43
-
Superliga/ Dinamo dy muaj pa fitore, Egnatia e mposht 1-0 në limite
21 Shkurt, 09:04
-
Disiplina/ Gjoba të majme për Partizanin e Tiranën pas derbit, pezullohen zyrtarët e Vllaznisë dhe AF Elbasanit
20 Shkurt, 09:41
-
Superliga/ Vllaznia fiton 2-1 kundër AF Elbasanit me gol ‘in extremis’ përleshje masive në fushë mes dy kampeve! Tifozët miq thyejnë stolat e ‘Loro Boriçit’
15 Shkurt, 22:32
-
Superliga/ Kryeqyteti mbetet i kuq, Partizani fiton 2-0 derbin kundër Tiranës! Bardheblutë goditën tre herë shtyllën, shiu vonoi nisjen e pjesës së dytë
15 Shkurt, 15:33