FT/ Arsenal 3-2 Liverpool (Martinelli 1', Saka 45+5', 76' / Nunez 34', Firmino 53')
Arsenal fitoi 3-2 me Liverpool për javën e nëntë në Premier League angleze, duke marrë kreun e kampionatit. Për të besuarit e Arteta shënuan Martinelli që në sekondën e 57, ndërsa Saka dopietë në minutat 45+5 dhe 76. Te Liverpool barazuan dy herë me Nunez dhe Firminho përkohësisht, me djemtë e Klopp që janë në krizë rezultatesh duke marrë vetëm dy fitore këtë sezon. Dy humbjet dhe katër barazimet janë pak për "The Reds", që shohin veten me vetëm 10 pikë në vendin e 10-të.
Gara për titullin kampion në elitën e futbollit anglez duket se do jetë mes Arsenal dhe Manchester City, me dy skuadrat që ndajnë vendet e para në klasifikim. Me këtë tri pikësh, "Topçinjtë" shkojnë në kuotën e 24 pikëve në krye, ndërsa City ndjek me një pikë më pak. Formë për t'u lavdëruar nga djemtë e Arteta, që kanë arritur tetë fitore dhe një humbje këto javë në Premier League.
VIDEO:
76' Saka nuk gabon nga 11 metra. Arsenal shënon për 3-2.
53' Liverpool vendos sërish ekuilibrat, Firmino barazon ndeshjen.
45+5' Saka ndëshkon Liverpool, "Topçinjtë" rigjejnë avantazhin në fundin e pjesës së parë.
34' Nunez barazon shifrat.
1' Martinelli kalon në avantazh Arsenal pas vetëm 57 sekondave lojë.
Formacionet zyrtare:
Arsenal: Ramsdale; White, Saliba, Gabriel, Tomiyasu; Partey, Xhaka; Saka, Odegaard, Martinelli; Gabriel Jesús.
Liverpool: Alisson; Alexander-Arnold, Matip, Van Dijk, Tsimikas; Henderson, Thiago; Salah, Diogo Jota, Luis Díaz; Darëin Núñez.