Live Art fitojnë Enkelejd Zonja,
Genti Korini, Ledio Xhaferi

Live Art fitojnë Enkelejd Zonja,<br />Genti Korini, Ledio Xhaferi
TIRANË- Piktori i ri Enkelejd Zonja ka rrëmbyer trofeun e “Live Art 2013”, Konkursit të Pikturës së Artit bashkëkohor në Shqipëri, i cili u zhvillua në ambientet e Galerisë Kombëtare të Arteve, nën organizimin dhe financimin e bankës italiane “Intesa San Paolo Bank.” Live Art” solli 26 punime të përzgjedhura nga 149 artistë nga mosha 18 deri në 35 vjeç.

live art

Kjo është një iniciativë një impuls për skenën e artit tonë dhe si një shtysë dhe motiv për skenën e artit, por sidomos për artistët e rinj nën 35-vjeç. Sigurisht që ka një rëndësi të madhe në këtë aspekt, unë dua ta vlerësoj shumë dhe shpresoj që të bëhet një traditë për skenën onë të varfër deri diku, kështu që në këtë këndvështrim dua të falenderoj bankën që mori këtë iniciativë, edhe jurinë dhe të gjithë pjesëmarrësit në këtë iniciativë.

live art

(Në foto piktura fituese e çmimit të parë vepër e Enkelejd Zonjës)

Ka qenë kryeministri Rama, i cili i ka dorëzuar piktorit fitues çmimin e parë prej 5 mijë eurosh, ndërsa të pranishëm ishin dhe emra të njohur nga fusha e artit, medias dhe kulturës. Shefi i qeverisë shqiptare përshëndeti eventin, duke theksuar se nisma të tilla duhet të jenë më të shpeshta në mbështetje të artit dhe artistëve.

edi rama me artistin enkelejd zonja

(Në foto kryeministri Rama duke dorëzuar çmimin e parë të konkursit)

“Një ekspozitë që është realisht një shprehje e rëndësishme e fuqisë artistike në këtë vend por edhe një shembull i rëndësishëm i asaj çka mund të bëhet në partneritet me sektorin privat. Me një mbështetje më të konsiderueshme të qeverisë dhe me ndihmën e paçmuar të ambasadorit të Italisë sigurisht me bankën në radhë të parë ne të mund ta kthejmë këtë aktivitet në një bienale ndërkombëtare të të rinjve,”- u shpreh kryeministri i vendit, Edi Rama.

live art

(Në foto ambasadori italian në Shqipëri Massimo Gaiani)
 
Ndërsa ambasadori italian i akredituar në Shqipëri, Massimo Gaiani e vlerësoi aktivitetin edhe nga pikëpamja e bashkëpunimit dhe shkëmbimit të kulturave midis Shqipërisë dhe Italisë.
 
Çmimi i dytë iu akordua piktorit Gent Korini dhe iu dorëzua nga përfaqësuesi i bankës “Intesa San Paolo”, Alexander Resch.

“Për mua është kënaqësi marrja e çmimit  përveç kësaj shumë i rëndësishëm është edhe organizimi i këtij aktiviteti sepse është një mbështetje shumë e madhe që i bëhet artistëve të rinj, kështu që e përshëndes dhe shpresoj që të kthehet në traditë.

live art


(Në foto fituesi i vendit të tretë Ledio Xhaferi)
 
Ndërkohë vendin e tretë  e fitoi piktori Ledio Xhaferi, çmim i cili iu dha nga ambasadori italian Massimo Gaiani.“Kontributi i sektorit privat sikundër përmendi edhe Kryeministri është një kontribut tejet i rëndësishëm dhe ka rëndësi të dyfishtë, sigurisht përtej rëndësisë në aspektin financiar që është e mirëpritur duke patur parasysh edhe vështirësitë që po kalojmë. I vetëdijshëm për faktin që forcimi i sektorit të kulturës në Shqipëri i përforcon më tej lidhjet e veçanta që ekzistojnë mes dy vendeve tona, sepse zhvillimi i kulturës në Shqipëri është i ndërlidhur edhe me kulturën në Itali,”-ka theksuar ambasadori italian në Shqipëri, Gaiani.

Organizatorët e këtij konkursi pikture  u shprehën se “Live Art”  do të jetë i përvitshëm në mënyrë që të promovohen artistët e rinj në një fushë si piktura.

live art

(Në foto fituesi i vendit të dytë piktori Gent Korini)

“Intesa San Paolo Bank” ka kontribuar gjithnjë dhe i ka kushtuar vëmendje të veçantë kulturës dhe artit në Shqipëri dhe në mënyrë të veçantë ka promovuar nisma për rëndësinë e kësaj trashëgimie artistike. Promovon artistët shqiptar të cilët ende ende nuk janë afirmuar dhe i ofron atyre një nxitje për të zhvilluar më tej aftësitë e tyre artistike,”- ka vijuar në fjalën e tij Resch.

live art

(Në foto përfaqësuesi i bankës "Intesa San Paolo", Alexander Resch)

Ekspozita me 26 punimet e artistëve të rinj do të çelet edhe në  edhe në katër qytete të tjera të Shqipërisë si Vlorë, Korçë Shkodër dhe Durrës.
 
 
FITUESIT  E “LIVE ART”
Vendi i parë, Enkelejd Zonja
Vendi i dytë, Genti Korini
Vendi i tretë, Ledio Xhaferri
 
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Zbulohet trajtimi i parë i astmës pas 50 vitesh kërkime

Zbulohet trajtimi i parë i astmës pas 50 vitesh kërkime