Liverpool bën goleadë në derbi, United thyen Mourinho-n,fitojnë Chelsea e Leicester

Liverpool bën goleadë në derbi, United thyen Mourinho-n,fitojnë Chelsea e Leicester

Liverpool-i dëfren dhe fiton derbin ndaj Everton me goleadë duke koleksionuar 32 ndeshje pa humbje në Premier League. Në javën e 15-të në “Anfieled Road” të kuqtë edhe pse me disa lojtarë stoli “shtypën” rivalët e qytetit 5-2. Origi shënoi dy gola shumë të bukur, një tjetër e shtoi Xherdan Shaqiri që ishte titullar. Sadio Mane u zgjodh edhe lojtari i ndeshjes pasi dhuroi dy pasime për gol dhe një tjetër e shënoi vetë ndërsa Wijnaldum mbylli llogaritë. Me 43 pikë Liverpool kryeson bindshëm Premier League dhe i mban larg rivalët.

Rikthimi i Jose Mourinhos në “Old Traford” ishte i hidhur. Tottenham i portugezit u mposht 2-1 nga Manchester United. Heroi i “djajve të kuq” ishte sulmuesi Marcus Rashford që realizoi dygolësh në minutat 6 dhe 49-të. Gjelave të Londrës nuk u mjaftoi goli fantastik i Dele Alli.

Tek fitorja është rikthyer edhe Chelsea që mposhti 2-1 në Londër,  Aston Villa-n falë golave të Abraham dhe Mount. Blutë forcojnë pozitat në vend të katër në zonën Champions.
7 fitore radhazi numëron Leicester City që po mahnit edhe këtë sezon duke mbetur në vend të dytë. Skuadra e Rodgers fitoi 2-0 ndaj Watford./ Pergatiti Andi Kapxhiu

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Edmond Lajçi dënohet me burgim të përjetshëm për vrasjen e bashkëshortes në Pejë

Edmond Lajçi dënohet me burgim të përjetshëm për vrasjen e bashkëshortes në Pejë