Liverpool interesohet për Milot Rashicën, gati të paguajë klauzolën prej 38 mln euro

Liverpool interesohet për Milot Rashicën, gati të paguajë klauzolën prej 38 mln euro

Milot Rashica

Liverpooli, kampioni i Europës në fuqi interesohet për kosovarin Milot Rashica. Lajmi i bujshëm vjen nga mediat gjermane që raportojnë se skautë të  Liverpool kanë ndjekur në aksion Rashicën në një ndeshje të Bundesligës dhe janë të gatshëm të paguajnë klauzolën e prishjes së kontratës me ekipin aktual Ëerder Bremen.

23 vjeçari kosovar po kalon një moment fantastik me Ëerder Bremen dhe në 18 ndeshje në Bundesligë ka shënuar edhe 7 gola. Për Rashicën janë interesuar edhe ekipe të tjera por së fundmi shtohet edhe skuadra e Klopp. Drejtuesit e Liverpool duan ta afrojë në merkaton e verës ndërsa janë të gatshëm të paguajnë klauzolën e prishjes së kontratës prej 38 mln eurosh. Milot Rashica i është bashkuar skuadrës gjermane të Ëerder Bremen në janar të vitit 2018 nga Vitesse dhe ka një kontratë deri në vitin 2022.

Skautë të gjigantëve anglezë të Liverpool kanë ndjekur në aksion Milot Rashicën. Kampionët e Europës janë të gatshëm që të paguajnë edhe klauzolën prej 38 mln euro që të sigurojnë shërbimet e kosovarit  23 vjeçar./ Përgatiti Andi Kapxhiu

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Fushë Arrëz/ Reshjet e dëborës vështirësojnë qarkullimin në Iballë, borëpastrueset në terren

Fushë Arrëz/ Reshjet e dëborës vështirësojnë qarkullimin në Iballë, borëpastrueset në terren