Liverpool lë pa fjalë Mourinhon
tjetër fitore për Real Madridin

Liverpool lë pa fjalë Mourinhon<br />tjetër fitore për Real Madridin
Tjetër humbje për Jose Mourinho dhe për Chelsean e tij. Në Londër, Chelsea u mposht 3-1 nga Liverpooli edhe pse e nisi mjaft mirë ndeshjen me golin e Ramires që në minutën e 4-tët. Por më pas frenat e lojës i merr në dorë skuadra e Klopp që shënon tre herë.
 
Dy gola mjaft të bukur i realizon braziliani Coutinho dhe një tjetër e shton Benteke. Ishte folur për një ultimatum të vendosur nga klubi për trajnerin portugez që nëse humbiste edhe me Liverpool do të shkarkohej por deri tani nuk është marrë asnjë vendim.
reali

Gjithsesi Mourinho rrezikon shumë. Në fund të ndeshjes është mjaftuar me frazën” Më vjen shumë keq por nuk kam asgjë për të thënë”.

Në Spanjë Reali i Madridit shfrytëzon faktorin “Santiago Bernaneu” dhe arrin fitoren e tretë radhazi në La LIga duke mposhtur Las Palmas 3-1 në javën e 10-të të kampionatit.Los blancos mbeten ende të pamposhtur këtë sezon.Golat për skuadrën e Benitez I shënuan Isco,Ronaldo dhe Jese ndërsa për miqtë Hernan.Reali I Madridid ngjitet në kuotën e 24 pikëve dhe ruan kryesimin.
reali
 
 

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Atentati në Memaliaj, motra e Shyqyri Kalemit për Report Tv: Kanë qenë 4 persona me makinë! Kemi dërguar emra në Policinë e Tiranës! Kemi besim tek drejtësia

Atentati në Memaliaj, motra e Shyqyri Kalemit për Report Tv: Kanë qenë 4 persona me makinë! Kemi dërguar emra në Policinë e Tiranës! Kemi besim tek drejtësia