Liverpool përmbys Arsenalin, 10 futbollistë me COVID në Premier League (VIDEO)

Tre fitore në po kaq ndeshje për Liverpoolin kampionin e Anglisë në sezonin e ri. Mbrëmë djemtë e drejtuar nga Jurgen Klopp fituan me përmbysje 3-1 ndaj Arsenalit në “Anfield Road”. Londinezët shënuan të parët me Lacazette që mposhti Alisson në minutën e 25-të por Liverpooli e gjeti menjëherë barazimin pas vetëm tre minutash lojë dhe ai që shënoi ishte Sadio Mane.

Rezultatin e ktheu në favor të kampionëve të Anglisë mbrojtësi Robertson që shënoi golin e avantazhit 2-1 në minutën e 34-të duke shlyer gabimin e bërë tek goli i pësuar. Llogaritë i mbylli Diogo Jota lojtari i afruar së fundmi në merkato që shënoi dy minuta nga fundi. Liverpool është me pikë të plota në renditje. Por në Premier League është rikthyer frika e infektimeve nga COVID-i. Në afërsisht 1600 testime që janë bërë ditët e fundit 10 futbollistë kanë rezultuar pozitiv me koronavirus duke vënë në alarm klubet e futbollit.

Ndërkaq më e rëndë situata është në Itali aty ku vetëm tek Genoa kanë rezultuar pozitiv 14 persona mes futbollistëve dhe pjesëtarëve të stafit. Ndeshja e radhës për Genoan ndaj Torinos është në rrezik dhe pritet të merret një vendim ndërsa në alarm është edhe Napoli që të dielën u përball me Genoan. Tek skuadra e Hysajt sot do të testohen të gjithë./Përgatiti Andi Kapxhiu

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave