Pak javë më parë bota e futbollit u trondit nga lajmet për gjendjen shëndetësore të ish-trajnerit anglez Sven Goran Eriksson, i cili zbuloi se vuante nga një formë e pashërueshme e kancerit dhe se në rastin më të mirë kishte maksimumi një vit për të jetuar.
Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp tashmë ka marrë iniciativën dhe i ka sugjeruar klubit të përmbushë dëshirën e suedezit, të cilën ai nuk mundi ose nuk arriti ta përmbushte gjatë karrierës së tij aktive si trajner; të bëhej trajner i klubit për të cilin ka bërë tifo qysh në fëmijëri, të paktën për një ditë.
Liverpooli ka përmbushur dëshirën e fundit të madhe të 75-vjeçarit Eriksson, pasi drejtuesit e klubit kanë bërë të ditur sot se Eriksson do të jetë pjesë e stafit të trajnerëve në ndeshjen e ardhshme të bamirësisë mes legjendave të Liverpoolit dhe Ajaxit, e cila do të luhet më 23 mars në 'Anfield'.
Tashmë shtatë ish-lojtarë të Liverpoolit kanë konfirmuar pjesëmarrjen në ndeshjen me Ajax-in, përkatësisht Sander Uesterveld, Martin Skrtel, Fabio Aurelio, Gregory Vignal, Djibril Cisse, Jerzy Dudek dhe Ryan Babel.