Liverpool rimerr kryesimin në Premier League angleze duke u shkëputur me 2 pikë nga Manchester City i vendit të dytë. Djemtë e Klopp vuajtën shumë por arritën të mposhtin 3-1 Southampton në “St Mary’s Stadium”. Vendasit shënojnë me Shane Long që në minutën e 9-të por Liverpool gjen forcën të reagojë dhe barazon kur kishin kaluar 36-të minuta lojë. Ai që e dërgon topin në rrjetë është Keita dhe pjesa e parë mbyllet në barazim.
Ndeshja ishte e dyluftuar dhe Liverpool djersiti shumë për të marrë tre pikët që do vinin vetëm në dhjetë minutat e fundit. Fillimisht ishte Salah që me anë të kundërsulmit shënoi golin e dytë . Egjiptiani realizoi një kryevepër duke u rikthyer tek goli që i mungonte prej dy muajsh. Ndërsa në fund ishte Jordan Henderson që mbylli llogaritë dhe Liverpool mposhti 3-1 Southamptonin.Jurgen Klopp është i lumtur dhe vlerëson golin e Salah. Edhe 5 ndeshje i kanë mbetur Liverpool dhe kryeson me dy pikë më shuymë se City që ka 6 ndeshje për të luajtur ,pra një më shumë se të kuqtë.
Përgatiti Andi Kapxhiu