‘Boxing Day’ është dita e Krishtlindjeve në futbollin anglez por ndryshe nga shumica e kampionateve të cilat nuk lejojnë të luhet asnjë ndeshje në këtë ditë, tradita e anglezëve është ndryshe, një javë kampionati luhet e gjitha në ditën e Krishtlindjeve.
Edhe tre ditë na ndajnë nga ‘Boxing Day’ por kësaj here Liverpool do të shkojë i qetë pasi ndjekësit dolën ‘bllof’.
Ndjekësi më i afërt Manchester City humbi në shtëpi përballë një Crystal Palace e cila zonën e ‘eleminimit’ e sheh 2 pikë larg para kësaj fitore. Edhe pse vendasit në Etihad Stadium kaluan të parët në avantazh me Gundogan, reagimi i miqve ishte i shpejtë, Schlupp dhe Townsend përmbysën brenda dy minutash 33 dhe 35. Me fillimin e pjesës së dytë do të ishte Milivojeviç nga pika e bardhë i cili heshti Etihadin e ‘akullt’. De Bruyne do të ngushtonte diferencat në minutën e 85 por pa shmangur humbjen e dytë të sezonit.
Manchester City vs Crystal Palace 2-3
Chelsea nga ana tjetër humbi përballë Leicester. Një gol në pjesën e dytë i Jamie Vardy mbylli sfidën në Stamford Bridge.
Chelsea vs Leicester City 0-1
Ndërkohë trajneri i ri i Manchester United, Solskjaer e ka filluar me fitore bindëse në krye të stolit të 'djajve të kuq', 1-5 ndaj Cardiff City. Për Manchester United shënuan Marcus Rashford 3', Ander Herrera 29', Anthony Martial 41' dhe Jesse Lingard në të 57' me penallti dhe minutën e 90. United shkon në vendin e 6 me këtë fitore.
Cardiff City vs Manchester United 1-5
Manchester City mbetet në vendin e dytë me 44 pikë, 4 më pak se Liverpool ndërsa Chelsea mban vendin e 4 me 37 pikë, po aq sa Arsenal i cili sot mposhti Burnley-n.
Në ndeshjet e tjera surpriza Watford ka siguruar një fitore ndaj West Ham me rezultatin 0-2 duke arritur vendin e 6 ndërsa Bournemouth me fitoren 2-0 ndaj Brighton & Hove Albion kap vendin e 8.
Ndeshjet e tjera të javës së 18
Huddersfield Town 1:3 Southampton
Newcastle United 0:0 Fulham