Liverpool siguron fitoren e shtatë radhazi në Premier League dhe shkon momentalisht 4 pikë larg Cityt të vendit të dytë. Në stadiumin “Molineux” të Wolverhampton djemtë e drejtuar nga Klopp rrezikojnë në fillim por falë Salah e mbyllin pjesën e parë në avantazh.
Egjiptiani shënon një gol të bukur ndërsa në fraksionin e dytë llogaritë i mbyll Virgil Van Dijk që shënon golin e parë me fanellën e Liverpool. 48 pikë Liverppol në vend të parë 4 më shumë se City.
Sot zbret në fushë Chelsea që përballet me Leicester. City do të pres në “Etihad” Crystal Palace ndërsa United luan në transfertë ndaj Cardiff.
![](https://shqiptarja.com/template/img/NO_ALFA_Kuadrate shqiptarja.png)
Në Gjermani Dortmund rikthehet mënjëherë tek fitorja pasi ka mposhtur G’ladbah 2-1 në “Signal Iduna Park” dhe e rikthen në 9 pikë diferencën me vendin e dytë. Verdhezinjtë morrën avantazhin në minutën e 42-të me talentin
Jadon Sancho por barazon në fundin e 45 minutëshit Kramer për miqtë. Goli i fitores për Dortmundin vjen nga kapiteni Marko Reus në minutën e 54-të. Skuadra e Favre vijon me momentin magjik ku ka pësuar vetëm një humbje. Sot në kuadër të javës së 17-të Bayerni luan në transfertë ndaj Frankfurtit ku ka shansin të marrë i vetëm vendin e dytë.
![](https://shqiptarja.com/template/img/antipiracynote.jpg)
![](https://www.shqiptarja.com/template/img/sh_logo1.png)