Liverpool fitoi 1-6 me Leeds United për javën e 31 në Premier League. Miqtë e Klopp kanë shkërmoqur vendasit, duke luajtur tenis në një ndeshje me gola. Gjithçka u hap në minutën e 35-të me Gakpo, teksa në të 39 Salah shënoi golin e dytë dhe të qetësisë.
Me nisjen e pjesës së dytë Sinisterra shkurtoi për vendasit, para se miqtë të shënonin me dopietën e Diego Jota, Salah dhe Nunez. Me 47 pikë, Liverpool mban vendin e tetë në Premier League, gjashtë pikë pas zonës europiane. Leeds me 29 pikë mban vendin e 16-të.