Tashmë pritjes së madhe i erdhi fundi, këngëtari Ricky Martin ka mbërritur në Tiranë 2 ditë para koncertit që do të mbajë në sheshin Skënderbej. Atmosfera pritet premtuese, dhe biletat ka nisur që të shiten prej disa ditësh. Çmimi i tyre nis nga 28 euro deri në 174 euro më e shtrenjta, për vendet pranë skenës.

E veçanta e këtij koncerti është se këngëtari me famë botërore, Ricki Martin që po vjen për herë të parë në vendin tonë, gjatë performancave do të shoqërohet nga orkestra jonë e Operës dhe Baletit.

Vetëm disa ditë më parë, një atmosferë të jashtëzakonshme e dha këngëtari Enrique Iglesias, i cili solli në Tiranë edhe shumë fansa të tij nga shumë shtete të tjera.