![]()
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky deklaroi sot se kryeministrja e re e Britanisë, Liz Truss, është gjithmonë në anën e ndritur të politikës europiane dhe se Kievi priste me padurim forcimin e bashkëpunimit midis dy vendeve gjatë ditëve të saj në Downing Street.
“Ne e njohim mirë atë në Ukrainë. Ajo ishte gjithmonë në anën e ndritur të politikës evropiane. Unë besoj se së bashku do të jemi në gjendje të bëjmë më shumë për mbrojtjen e popullit tonë dhe dështimin e përpjekjeve destruktive të Rusisë”, tha presidenti ukrainas.
Lajmi kryesor:
Pas dorëheqjes së Boris Johnson, Liz Truss do të jetë kryeministrja e re e Britanisë së Madhe: Veprime të guximshme për t’i kaluar kohët e vështira






