Llagami raporton te 'Ligjet': Gjykatat në kolaps! 'Apeli' më problematik, për një çështje një qytetar duhet të presë deri në 4 vjet

TIRANË- Kryetarja e Këshillit të Lartë Gjyqësor (KLGJ), Naureda Llagami ka ngritur alarmin duke deklaruar se Gjykatat janë në kolaps, për shkak të mungesës së gjyqtarëve, një pjesë të shkarkuar ose të pezulluar si pasojë e Vettingut. Në raportimin te Komisioni i Ligjeve, sa i përket situatës  në institucionin që ajo drejton për vitin 2020, Llagami ka vënë theksin se Gjykatat e Apelit janë më problematike. Kjo sepse sipas sa për gjykimin e një çështje në Gjykatat e Apelit në rrethe duhet 2-3 muaj, e ndërsa në Tiranë shkon deri në 4 vjet.

"Nuk jemi krenar se është shumë e vështirë, kemi pasur humbje njerëzore për shkak të Vetting, lidhur me Vetting, janë shkarkuar 13 gjyqtarë me vendim të formës së prerë, 25 të tjerë që janë pezulluar duke përfituar 75% e pagës, ose 30 mln lekë, por nuk vazhdojnë dot të gjykojnë çështjet dhe efekti financiar që i Vettingut ku janë shkarkuar/pezulluar 75 gjyqtar dhe 55 mln lekë efekt në buxhetin e shtetit, harxhohen lekë, por nuk ofrohen dot shërbim. Përveç kostove financiare dhe mungesa e gjyqtarëve është dhe hezitimi për të aplikuar në KLGJ. Gjykata e Apelit është shumë problematike, kjo është thembra e Akilit, nga 78 gjyqtarë që duhet të jenë, janë 25 gjyqtarë. Në fund të vitit ishin 27, çdo ditë e më shumë ulet ky numër. Apeli Administrativ ka uljen më të madhe të efektivitetit të çështjeve. Për një çështje që të gjykohet në Apel duhet 2-3 muaj për në rrethe ndërsa një qytetar i Tiranës duhet të presë 4 vjet. Grupimi i Apeleve do mundësonte që gjykimi i çështjeve do ishte i drejtë dhe i barabartë. Gjykatat janë në kolaps", tha LLagami.

Ndalur te ringritja e Gjykatës së Lartë, Llagami ka sqaruar se ka pasur vonesa për shkaqe të ndryshme, por theksoi se shumë shpejt do të ketë 15 anëtarë që do të zhbllokojë dhe kuorumin për të emëruar anëtarët në Gjykatën Kushtetuese.

"Gjykata e Lartë, që është nga më të rëndësishmet. KLGJ ka mbajtur të njëjtën qasje, kandidatët të përfundojnë Vettingun dhe më pas të vijohet, më pas është vijuar dhe me vlerësimin profesional. Vonesë tjetër është dhe mungesa e vlerësimeve etike dhe profesionale. KLGJ ka punuar me dy vlerësimet për secilin kandidat, ka qenë e suksesshme. Sot ka 6 anëtarë në Gjykatën e Lartë. Nga ana tjetër problematikë që kemi pasur me promovimet edhe pjesa e së drejtës së ankimeve që kanë kandidatët. Kemi ende vende të pashpallura nga KLGJ, një nga shkaqet që nuk mund t'i shpallim është se një trupë shumë e vogël. Në vendet që kemi hapur Gjykata e Lartë do të ketë shumë shpejt 15 gjyqtarë, 15 anëtarë duke mundësuar dhe zhbllokimin e kuorumit për të emëruar anëtarët në Gjykatën Kushtetuese", shttoi Llagami.

VIDEO/Mbledhja e plotë e Komisonit të Ligjeve 

B.K./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja