TIRANE - 3140 përgjime janë realizuar në Shqipëri përgjatë vitit 2014 me autorizim të Prokurorisë për afro 700 çështje penale.

Ky fakt konfirmohet për A1Report nga zyra e shtypit pranë Prokurorit të Përgjithshëm e cila sqaroi se këto përgjime janë kryer si për zbardhjen e një sërë veprash penale si dhe për veprimtari parandaluese.

Për sa i përket rasteve të përgjuara apo rezultateve të këtyre përgjimeve nuk jepet asnjë informacion, ndërsa A1Report ka mundur të mësojë se ndër dosjet me më shumë përgjime mbetet ajo e vrasjes së bankierit Artan Santo dhe e xhihadistëve që rekrutojnë luftëtarë drejt Sirisë.

Sipas Prokurorisë, numri i përgjimeve është rritur për shkak të shtimit të hetimeve për krimin e organizuar. 

Këtë javë në Kuvend Prokuroria e Përgjithshme ka dorëzuar dhe raportin vjetorë të 2014-ës, ndërsa pritet që brenda pak kohësh Llalla te ketë dhe një prezantim para deputetëve të objektivave të arritura.

tabela e pergjimeve

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)