TIRANË - Krimi shqiptar në Britaninë e Madhe ka qenë në fokusin e një takimi mes kryeprokurorit, Adriatik Llalla dhe Prokurorit të Përgjithshëm të Kurorës së Mbretërisë së Bashkuar dhe Uellsit, Dominik Grieve.
Gjatë këtij takimi është diskutuar mbi forcimin e bashkëpunimit për parandalimin e kriminalitetit shqiptar në Angli dhe nevojën e intensifikimit të marrëveshjeve dypalëshe për të lehtësuar bashkëpunimin efektiv ndërmjet strukturave homologe.
Dy zyrtarët e lartë janë takuar mëngjesin e sotëm gjatë punimeve të Konferencës së 18-të të Takimit Vjetor të Prokurorëve të Përgjithshëm, i cili po zhvillohet këto ditë në Moskë.
Llalla e garantoi Prokurorin e Përgjithshëm britanik se, autoritetet e drejtësisë shqiptare do të vijojnë me vendosmëri bashkëpunimin, sidomos në ekstradimin e shtetasve shqiptarë të dënuar në Angli dhe për të cilët është urdhëruar kërkimi ndërkombëtar, si edhe në transferimin e shtetasve shqiptarë, të cilët janë dënuar me vendim të formës së prerë në Britaninë e Madhe dhe në Uells.
Prokurori i Përgjithshëm britanik vlerësoi bashkëpunimin me autoritetet shqiptare dhe shprehu vendosmërinë e tij për të vijuar forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit me strukturat shqiptare.
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com