TIRANE- Kërkesa për arrestimin për të dytën herë të deputetit të Kuvendit të Shqipërisë Mark Frroku, duket se do shoqërohet dhe me urdhëra-arreste për tre bashkëpuntorët e tij Besnik Vuka, Lek Bib Djafa dhe Arjan Bytyçi, të cilët kanë marrë pjesë në vrasjen e Aleksandër Kurtit. Lajmi bëhet i ditur nga burime pranë grupit të hetimit të cilët thanë se procedimi nr.2 që ka filluar në Prokurorinë e Përgjithshme ndaj deputetit Mark Frroku, ka përfshirë dhe tre emrat e tjerë.
Besnik Vuka, Lek Bib Djafa dhe Arjan Bytyçi, janë tre të pandehurit e tjerë të dosjes së Belgjikës të cilët prej 16 vitesh i janë fshehur drejtësisë. Ata mendohen se janë në Shqipërisë dhe se mendohet që shumë shpejt për ta Prokurororia e Përgjithshme të nxjerrë një urdhër-arresti si persona që janë të dyshuar për akuzën e “Vrasjes me paramendim” kryer në bashkëpunim ndaj shtetasit Aleksandër Kurti.
/Shqiptarja.com

Dosja e Belgjikës vjen në Tiranë, Mark Frroku gjykohet në Shqipëri
Vrasja, Frroku tutor i prostitutës vrau klientin e dashuruar në Belgjik