Llalla kritika prokurorisë së
Gjirokastrës: Problem kanabisi

Llalla kritika prokurorisë së<br />Gjirokastrës: Problem kanabisi
Kryeprokurori i Shqipërisë Adriatik Llalla, ka qenë sot i pranishëm në Gjirokastër, me rastin e analizës vjetore të Prokurorive të Gjirokastrës, Sarandës e Përmetit.
 
Në prezencë të medias, zoti Llalla, e ka cilësuar mjaft problematike situatën e kultivimit të bimëve narkotike në Qarkun e Gjirokastrës. Një nga çështjet më shqetësuese në Qarkun e Gjirokastrës, vijon të mbetet kultivimi dhe trafikimi i lëndëve narkotike, problematikë që ende nuk ka marrë pritshmërinë dhe zgjidhjen e duhur-u shpreh ai.
 
"Ne kemi nxjerrë udhëzime të herëpashershme për të funksionuar më mirë në këtë drejtim.
 
Së pari ngelet për të pasur një bashkëpunim më të ngushtë mes Policisë së Shtetit dhe institucioneve të tjera ligjzbatuese.
 
Fakti që ende ka problematikë në këtë drejtim ku gjatë një viti është rritur problematika e kultivimit të bimëve narkotike në zonën e Tepelenës dhe zona të tjera malore në Qarkun e Gjirokastrës, tregon se bashkëpunimi ka qenë i niveleve të tjera" tha ai.
 
Zoti Llalla, është ndalur edhe tek niveli i ulët i referimeve në organin e akuzës së Gjirokastrës. Ai porositi prokurorët, të jenë aktiv në marrjen e provave nga mediat, qytetarët, për problematika të ndryshme të cilat janë shqetësuese.
 
Në një prononcim për mediat, zoti Llalla, u ndal tek heqja e mandatit të Tërmet Pecit si kryebashkiak i Tepelenës.
 
Sipas tij, nga verifikimet e deritanishme tek zyrtarët e lartë të Administratës Shtetërore, Prokuroria e Përgjithshme, i ka kërkuar sot KQZ, heqjen e mandatit të kryetarit të Bashkisë Tërmet Peci dhe kryetarit të Bashkisë së Policanit Adriatik Zotkaj të dyshuar për veprat penale të cilat ata nuk i kanë deklaruar.
 
Sipas kryeprokurorit Llalla, organi që ai drejton, ka filluar procedimin penal ndaj tyre, për veprën penale të falsifikimit të dokumenteve.


dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

1/3 e listës së deputetëve e mbyllur, ironizon Sefa: Do shtohen bluzat ‘Free Berisha’ në treg

1/3 e listës së deputetëve e mbyllur, ironizon Sefa: Do shtohen bluzat ‘Free Berisha’ në treg